Iniesta: Me Iranin finale, fitorja na dërgon në pozitë të mirë për të kaluar tutje

E publikuar: 20/06/2018 01:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Spanja të mërkurën në mbrëmje do të ndeshjet me Iranin, që për befasinë e të gjithëve pas xhiros së parë mbanë vendin e parë.

Kjo pasi arriti ta marr një fitore kundër Marokut, me një autogol të shënuar në kohën shtesë.

‘Furia e Kuqe’ vjen pas barazimit spektakolar 3-3 me Portugalinë dhe shkarkimit të trajnerit Julen Lopeteguit.

Andres Iniesta (Getty Images)

Këto dy gjëra e kanë trazuar jo pak kampion spanjoll, por që mesfushori Andres Iniesta jep shpresë.

Sipas tij kjo ndeshje nga ai dhe shokët do të trajtohet si një finale.

“Ndeshjen me Iranin duhet të luhet si finale, pasi nëse fitojmë, do të jemi në pozita mjaft të mira në grup”.

“Jemi një grup i bashkuar dhe kam besim se do të bëjmë një botëror mjaft të mirë”.

“Në nivelin individual jemi më të mirët, por edhe si grup luajmë prej kohësh bashkë, ndaj kam besim të madhe te kjo skuadër”, ka thënë Iniesta.

Spanja luan me Iranin nga ora 20:00./Telegrafi/