Iniesta: Jam kapluar nga emocionet

E publikuar: 20/08/2017 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka pranuar se ka disa “emocione të forta” në mes të spekulimeve që sillen rreth së ardhmes së tij.

“Tash, unë ende nuk kam nënshkruar kontratën e re”, ka thënë 33 vjeçari, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

“Kam ndjerë emocione të forta për herë të parë në jetë, por mendoj se mund të jetë normale”.

“Ky është një sekanr që, ndoshta, para tre viteve as që e kam paramenduar”, ka shtuar ai.

Më tej ka thënë se po e pyet veten për të ardhmen si kurrë më parë.