Iniesta dridh Barcelonën

E publikuar: 16/05/2017 09:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Andres Iniesta, kapiteni i Barcelonës, ende është i pavendosur sa i përket të ardhmes
Lionel Messi nuk është problemi i vetëm i Barcelonës. Edhe kapiteni i skuadrës, Andres Iniesta mund të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit të ardhshëm.

Mesfushori i Spanjës ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018, por deri më tani ende nuk ka nisur negociatat për vazhdimin e kontratës.

“Unë jam shumë i qetë për të ardhmen time, për momentin tim nuk ka arsye për t’u shqetësuar pasi kam ende një vit kontratë këtu, ne do të shohim se çfarë ndodh”, ka deklaruar Iniesta, raporton Claciomercato.com.

Iniesta është transferuar në Barcelonë nga Albacete në vitin 1996. Me ekipi e parë të Barcelonës, Iniesta ka debutuar në vitin 2002. Që nga ajo kohë, mesfushori ka luajtur 411 ndeshje, derisa ka shënuar 44 gola. /Express/