Iniesta dhuron magji tek goli i tij i parë në Japoni, driblon me mjeshtëri një mbrojtës dhe pastaj edhe portierin kundërshtar  

E publikuar: 11/08/2018 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Andres Iniesta ka shënuar golin e parë në kampionatin japonez J-League, tek skuadra e tij e re Vissel Kobe.

Ylli spanjoll u transferua gjatë verës tek skuadra japoneze, pasi kaloi plot 22 vite tek katalunasit e Barcelonës.

Transferimi i tij u përfol shumë pasi Iniesta shihej me potencial të madh edhe për disa vite në nivele të larta.

Megjithatë, 34-vjeçari spanjoll theksoi se kjo zgjidhje e tij kishte të bënte edhe me biznesin e tij të verërave dhe se në Evropë nuk do të mund të luante ndaj Barçës.

Dy muaj pas transferimit të tij te Vissel Kobe, Iniesta ka gjetur edhe golin e parë në kampionatin japonez.

Iniesta ka shënuar në fakt një supergol, pasi fillimit ka dribluar me mjeshtëri një mbrojtës dhe pastaj edhe portierin.

Goli i spanjollit erdhi në minutën e 15-të të ndeshjes dhe u asistua nga lojtari i mirënjohur gjerman, Lukas Podolski.

Në fund, Kobe fitoi me rezultat 2-1, teksa pas 21-të renditen në pozitën e katërt në tabelë. /Telegrafi/