Iniesta, Casillas dhe Torres: Tri legjendat spanjolle pa destinacion

E publikuar: 09/05/2018 01:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ata i kanë dhuruar momentet më të bukura futbollit spanjoll në kulmin e epokës së tij, ndërsa sot Andres Iniesta, Iker Casillas dhe Fernando Torres, ende nuk e dinë të ardhmen e tyre. 

Të tre e kanë konfirmuar largimin nga klubet aktuale.

Iniesta: Azia një mundësi  

Mesfushori ka qenë i lidhur me një kalim te Chongqing Dangdai Lifan në Kinë, por në mes tani është edhe klubi japonez, Vissel Kobe.

Ende nuk ka asnjë marrëveshje të nënshkruar nga 33 vjeçari.

Australia dhe SHBA-të janë një opsion, por Lindja mbetet mundësi më e mirë.

‘el Clasico’ i fundit për Andres Iniesta (Foto: Getty Images)

Casillas: Kërkon aventurë të re 

Disa muaj para se t’i mbarojë kontratat me Porton. Palët kanë treguar se nuk do të ketë vazhdim.

Klubet e Ligës Premier jkanë shfaqur interesim  për të.

Casillas

Casillas mund të përfundojë në SHBA, pasi edhe atje ka interesim.

Torres: SHBA-të pista më e nxehtë 

Torres ka treguar se do të ndahet me Atleticon në verë, ndërsa klubet e MLS   kanë shfaqur interesim.

Chicago Fire janë të interesuar, por ekziston edhe një ofertë nga Kina.

Edhe Rangers që tani e kanë trajner Steven Gerrardin, kanë interesim./Telegrafi/