INFOSOT prej sonte me dizajn të ri

E publikuar: 08/03/2015 18:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është dizajni i ri i Infosot (BETA) në të cilin është punuar tash e një muaj.
Para jush është një dizajn krejt ndryshe nga ai paraprak, një portal me format shumë më lehtë të navigueshëm, dizajn që u mundëson shfletim shumë më të shpejt të të gjitha lajmeve.
Në faqen e parë të portalit gjenden shumica e lajmeve që publikohen gjatë ditës në portal. Për t’i lexuar krejt këto lajme, duhet ta përdorni “scroll-in” e mausit tuaj.

Në dizajnin e ri, janë hequr disa rubrika dhe janë shtuar disa tjera, ndërkohë që do të shtohen edhe rubrika të reja.

Versioni i ri i INFOSOT tani ofron një nivel më të lartë të sigurisë së vizitorëve, ku përmes protokolit Hypertext Transfer Protocol Secure (HTTPS) Infosot.com mbron 100% anonimitetin dhe privatësinë e vizitorit.

Dizajni i ri ofron hapësirë të pafundme për marketing dhe forma, mundësi komplet të reja marketingu me dimensione standarte nderkombëtare.

Redaksia e Infosot.com ju dëshiron lexim të këndshëm.
Informohu me ne.