Infermierës iu shfaqën simptomat tre javë më pas

E publikuar: 17/04/2020 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një infermiere britanike iu është nënshtruar trajtimeve spitalore për coronavirus, pavarësisht se doli në tre teste negative.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, punonjësja e Shërbimit të Shëndetit Kombëtar (NHS), Nicole Williams u pranua në Spitalin Universitar të Uellsit në Cardiff, ku një skanim CT zbuloi se ajo në të vërtet e ka sëmundjen.

Diagnoza e saj u konfirmua me një test të katërt, i cili rezultoi pozitiv – pothuajse tre javë pasi iu shfaqën simptomat për herë të parë.

Selfie of Nicole Williams

“15 ditët e fundit kanë qenë sinqerisht të tmerrshme”, ka thënë Williams në një postim në Facebook.

“Nëse mendoni që të qenit i ri, i aftë, apo pa sëmundje ekzistuese, ju bën të shpëtoni nga coronavirusi, ju lutem mendoni përsëri”, ka thënë ajo.

Williams ndër tjerash u shpreh se në fillim ajo vuante nga një kollë dhe dhimbje e butë e fytit.

Nicole Williams wearing a face mask