Infektohet me koronavirus Prokurori i Shtetit në Pejë, pezullohen seancat gjyqësore

E publikuar: 17/06/2020 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prokuror është infektuar me koronavirus në qytetin e Pejës.

Kësisoj, të gjithë stafi që kishin kontakt me të kanë shkuar në vetizolim, për të cilët edhe do të bëhen testet nëse janë infektuar, shkruan gazeta inFokus.

Veç kësaj, tashmë janë pezulluar krejt seancat gjyqësore deri në daljen e rezultateve nga IKSHPK.

Këtë për gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Ajo çka muj me konfirmu është se një prokuror i shtetit ka rezultu pozitiv e si pasoj e kontaktit kanë shku në vetizolim, pjesa tjetër e stafit dhe janë pezullu seancat gjyqësore deri në daljen e testeve në IKSHPK”, ka thënë Nikçi.

Gazeta Infokus nga burimet merr vesh që e infektuara është grua derisa nuk bëhet fjalë për Prokurorin i cili kishte kontakt me 58-vjeçarin i cili dyshohet që vrau fqinjën 17-vjeçare në këtë qytet, e që e cila më pas doli pozitive me COVID-19.

Infokus merr vesh gjithashtu që për prokurorin që kishte kontakt me të dyshuarin ende nuk kanë dalë rezultatet./Gazeta Infokus/