Infektohet me koronavirus kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës

E publikuar: 12/06/2020 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi është infektuar me koronavirus.

Këtë ai e ka bërë të ditur vet me anë të një postimi në Facebook, teksa ka thënë se institucioni ku ai punon, është duke punuar me kapacitete të kufizuara, shkruan lajmi.net.

Prestreshi po ashtu ka bërë të ditur se me t’u konfirmuar rezultati, ka njoftuar kolegët e tij të punës, të cilët tashmë janë testuar.

“Unë gëzoj shëndet të mirë dhe aktualisht jam vetëzoluar në banesën time dhe po respektoj udhëzimet e autoriteteve shëndetësore për ta tejkaluar këtë situatë. Uroj që të gjithë kolegët e AKK-së të jenë mirë më shëndet dhe sa më shpejt t’i rikthehemi punës në kushte normale”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Ju njoftoj se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është duke punuar me kapacitete të kufizuara, meqë unë jam testuar pozitivisht me virusin COVID-19.
Menjëherë sapo më është konfirmuar rezultati, unë kam njoftuar kolegët e AKK-së, të cilët tashmë janë testuar dhe janë në pritje të rezultateve. Përveç tyre, kam njoftuar edhe personat e tjerë më të cilët kam pasur kontakt këto ditë.

Duke respektuar rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse, ne do të punojmë nga shtëpitë tona, në mënyrë që ta mbrojmë shëndetin tonë dhe atë publik. Gjithsesi, mbesim të përkushtuar që edhe në këto kushte t’i kryejmë me përgjegjësi detyrat që na takojnë.

Unë gëzoj shëndet të mirë dhe aktualisht jam vetëzoluar në banesën time dhe po respektoj udhëzimet e autoriteteve shëndetësore për ta tejkaluar këtë situatë. Uroj që të gjithë kolegët e AKK-së të jenë mirë më shëndet dhe sa më shpejt t’i rikthehemi punës në kushte normale.

Faleminderit për mirëkuptim!.