Indonezi, paralajmërime të reja rreth monedhave kriptografike

E publikuar: 14/01/2018 19:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banka Qendrore e Indonezisë erdhi me paralajmërime të reja rreth monedhave kriptografike të ngjashme me bitcoin duke thënë se ato kërcënojnë stabilitetin e sistemeve financiare në fuqi.

Banka e Indonezisë kishte lëshuar një paralajmërim të ngjashëm gjatë Dhjetorit duke thënë se monedhat kriptografike nuk janë të ligjshme.

“Monedhat kriptografike përbëjnë rrezik dhe janë subjekt spekulimesh duke qenë se nuk ka një autoritet që mban përgjegjësi e as një aset që shërben si bazë për vlerën e monedhës,” shpreheshin zëdhënësit e institucionit.

Autoritetet Koreano Jugore dërguan në tatëpjetë vlerën e bitcoin gjatë javës kur ministri Korean i drejtësisë tha se ishin duke përgatitur një projektligj që ndalon tregimin e monedhave kriptografike.

Muajin e kaluar Banka e Indonezisë ndaloi përdorimin e monedhave kriptografike nga kompanitë Fintech. /PCWorld Albanian