Indianët mërziten me Beyonce dhe Coldplay

E publikuar: 06/02/2016 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hiti më i ri i publikuar nga Beyonce dhe Coldplay ka shkaktuar reagime te shumta në Indi, pikërisht në vendin ku është xhiruar videoklipi.

“Hymn for the weekend” është një këngë ritmike, por për indianët videoklipi i saj nuk tregon asgjë tjetër, veçse klishe për vendin e tyre, nga tempujt e shenjtë, tek riti ku njerëzit kërcjnë me trupin e lyer me bojë çka sinjalizon për ta mbërritjen e pranverës, apo deri tek hipnotizimi i gjarpërinjve nëpërmjet instrumentit indian pungi.

“Pse nuk e kuptojnë të huajt se India e vitit 2016 nuk është më kjo?! India ka njerëz të rinj, të edukuar, me ndikim dhe të paraqitshëm gjithashtu!”, shkroi në “Twitter” një gazetar i mirënjohur vendas.

Në mediat online, indianët madje thone se Beyonce ka përvetësuar kulturën e tyre. Në videoklip pop-stari luan rolin e një ylli të Bollywoodit indian.

Por, për pjesën tjetër të botës, bashkëpunimi ashtu sikurse ka edhe titullin, duket se është kthyer në një “himn” të këtyre ditëve që pas publikimit. Ajo numëron 27 milionë klikime dhe vlerësime të shumta nga fansat e Beyonce dhe Coldplay./Top Albania Radio