India shënon mbi 17,000 raste të koronavirusit për 24 orë

E publikuar: 27/06/2020 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

India i ka regjistruar më shumë se 17,000 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar në mbi 500,000 numrin e përgjithshëm të infektimeve, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Numri i rasteve është rritur në masë të konsiderueshme në qytetet kryesore, përfshirë kryeqytetin New Delhi. India është në vendin e katërt në botë për numrin më të madh të rasteve, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Rusisë.

Pritet që numri i rasteve të vazhdojë të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Ekspertët që ofrojnë këshilla për qeverinë federale kanë thënë se autoritetet tash duhet ta bëjën prioritet zvogëlimin e rasteve fatale në vend të parandalimit të përhapjes së virusit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Përderisa numri i rasteve po rritet shpejt dhe spitalet po përballen me fluks të madh të pacientëve, disa qytete po përpiqen të ndërtojnë hapësira të përkohshme me mijëra shtretër për t’i izoluar dhe për t’i trajtuar pacientët me Covid-19.

Ekspertët kanë paralajmëruar se shqetësim pritet të jetë edhe mungesa e stafit shëndetësor për shkak të ngarkesës në spitale dhe hapjes së qendrave të përkohshme.