India i bashkohet BE-së duke hetuar “monopolin” Google

E publikuar: 10/05/2019 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

India ka hapur hetime ndaj sistemit operativ Android të Google. Detajet e hetimit janë të mangëta sepse autoritetet vendase të konkurrencës ende nuk kanë bërë publike vendimin.

Megjithatë telashe të reja për Google po vinë sidomos në një treg i cili konsiderohet i rëndësishëm për Android.

India është duke hetuar nëse Google ka abuzuar me dominimin e Android në treg dhe cenuar konkurrencën. Agjencia nisi mbikëqyrjen e kësaj praktike vitin e kaluar.

Por sipas Reuters tashmë hetimet janë formalizuar. Rasti është i ngjashëm me hetimin e Bashkimit Evropian që çoi në gjobë prej 5 miliardë dollarësh kundër Google vitin e kaluar.

Rregullatorët pretendojnë se Google ka parandaluar motorët rivalë të kërkimit të konkurrojnë lirisht. BE-ja tha se prodhuesit e pajisjeve Android ishin të detyruar të përdornin Chrome, Google Search krahas Play Store duke i dhënë kompania avantazh të padrejtë.

Google ka apeluar gjobën edhe pse muajin e kaluar nisi tu rekomandonte përdoruesve motorë dhe shfletues të ndryshëm.

BE ka gjobitur Google edhe me 1.7 miliardë dollarë të tjera për praktikat abuzive të reklamimit me AdSense. /PCWorld Albanian