Indi, të vjetrit e fshatit dënojnë me përdhunim dy motra

E publikuar: 30/08/2015 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa të moshuar në një fshat indian, të cilët kishin dënuar dy motra me përdhunim, rrezikojnë tashmë arrestimin, pasi një peticion me 100 000 firma kundër tyre u nënshkrua mbrëmjen e djeshme.

Një këshill burrash në Indi i dënoi me përdhunim dy motrat, njëra prej të cilave vetëm 15 vjeç, pasi vëllai i tyre kishte nisur një lidhje jashtëmartesore me një grua të martuar, nga një klasë më e lartë shoqërore.

Gjykata e Lartë e Indisë i ka cilësuar të paligjshme këto mbledhje burrash nëpër fshatrat indiane, por ato vazhdojnë të veprojnë në të gjithë vendin.