Me rastin e largimit të ambasadorit të BE, zotit Helmuth Lohan, do të dëshironim nga institucionet drejtuese të Bashkimit Europian, që ambasadori i ri që do të emërohet në Shqipëri të mos heshtë ndaj shkeljes së të drejtës së pronës private dhe transferimit të paligjshëm të saj sipas interesave klanore të pushtetarëve...
Nga Rrapo H. Danushi
Iluzione të pahumbura të presidentit Mos duhet të besojmë se një vit krizë politike dhe thuajse paralizë parlamentare qenka rrjedhojë e një keqkuptimi nga ana e klasës politike dhe se me t’u kuptuar gabimi, gjendja do të ndryshojë? Është kjo pyetja retorike që mund të formulosh pasi je njohur me deklaratën ku Bamir Topi, Presidenti i Republikës, shprehu...
Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu tha për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare...
(INFOSOT) - Kandidati i AAK për kryetar të Gjilanit, Ahmet Isufi, në konferencën e mbajtuar para pak minutash ka thënë se është fitues i këtyre zgjedhjeve, sipas rezultateve të deritashme që i kanë ardhur prej vëzhguesve të AAK, nëpër të gjitha vendvotimet.
Sipas tij, rreth 47% e qytetarëve kanë dalë në zgjedhje në Gjilan ose 15 % më shumë se në zgjedhjet e vitit 2007.
Shtimi i numrit të votuesve, sipas Isufit, është për shkak të konkurrencës së tij në Gjilan.
(INFOSOT) - Lideri i LDD, Nexhat Daci, në tubimin përmbyllës të LDD-AKR në Viti se këto dy parti nuk do të lejojnë që Kosova edhe më tej të mbetet në karantinë.
Ai është shprehur para mijëra simpatizantëve se do të japin kontribut të pa zëvendësueshëm në zhvillimin e vendit dhe kthimin e dinjitetit të qytetarëve të Kosovës.
“LDD AKR me punën e vet do ta mundësojnë qe Kosova mos të jetë në karantinë, kjo do të jetë porosi e shkëlqyeshme që Kosova meriton liberalizimin e vizave dhe udhëtimin e lirë në Europë", ka thënë lideri i LDD.
Daci i ftoi qytetarët e Vitisë dhe Kosovës që të dalin në mënyrë masive në zgjedhje dhe të votojnë Sokol Halitin për kryetar dhe këshilltarët nga lista e LDD dhe AKR.
Ndërsa, lideri i AKR, Behgjet Pacolli, tha se rinia nuk dëshiron vazhdimësi, ajo do ndryshime dhe ndryshimet do të ndodhin tash.
(INFOSOT) - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, ka përmbyllur sot fushatën parazgjedhore me një konferencë për media.
Kandidati i AAK për kryetar të Gjilanit, Ahmet Isufi, u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë AAK dhe Ahmet Isufin, duke thënë se nëse e bëjnë këtë qytetarët do të votojnë për vetvetën.
Ai edhe njëherë përsëriti se nëse fiton më 15 nëntor nuk do të jetë kryetar i zyreve, por do të dalë dhe të punoj bashkë me qytetarët në terren. Ai tha se AAK ka një program shumë modern për udhëheqjen 4 veçare.
Isufi pohoi se gjatë fushatës 30 ditëshe ka takuar njerëz të të gjitha shtresave, dhe siç tha ai, ka arritur në konstatimin se shumë gjëra duhet të ndryshojnë në Gjilan.
“Gjatë kësaj fushate kemi shpalosu programin tonë më modern për Gjilanin. Ky program nuk do të jetë vetëm i partisë që e përfaqësoj, por do të jetë program i të gjithë qytetarëve të Gjilanit sepse është përpiluar në bazë të nevojave të tyre, është bërë nga ekspertët, është bërë nga njerëzit më të mirë që e njohin zanatin e vet. Kemi konstatuar se në Gjilan do të ketë një gjendje krejt tjetër nga kjo që është, për shkak të prakticizmit dhe mënyrës vepruese na dallon prej të tjerëve”, ka thënë Isufi në konferencën për media.
Pretendenti për ta marrë Gjilanin, Ahmet Isufi kërkoi nga KQZ dhe partitë politike që të kenë kujdes që vota të mos keqpërdoret, ndërsa u shpreh i bindur se do të dsalë fitues më 15 nëntor.
(INFOSOT) - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherish edhe kryeministër i vendit, falënderoi qytetarët, anëtarësinë dhe simpatizantët e komunës së Gjilanit e PDK për besimin e dhënë për dy vjetët e qverisjes së PDK, jo vetëm në Gjilan, por edhe në nivel qendror.
Ai gjatë tubimit pëmbyllës të PDK, e vlerësoi shumë lartë punën e bërë nga kryetari i tashëm dhe Qemaj Mustafa.
“Kërkoj nga ju qytetarë, simpatizantë dhe anëtarsi që me 15 nëntor të jepni edhe një mbështetje të fortë për PDK dhe kryetarin e ardhshëm katër vjeçar. Votoni numrin 51 dhe PDK sepse Qemajl Mustafa ka punuar dhe do të punoj”, tha Hashim Thaçi, kryetar i PDK.
Thaci, tha para qytetarëve se kanë dëgjuar shumë projekte, por më I miri është ai i Qemajl Mustafës dhe PDK.
“Vota juaj e lirë do të jetë për demokracinë për Partinë Demokratike dhe ju ftoj të gjithëve pa dallime politike që të votoni PDK, Qemajl Mustafën dhe këshilltarët e juaj të preferuar. Të dashur simpatizantë urime fitorja e Qemajl Mustafës dhe se ky tubim është mbështetje dhe tempulli më mirë që kryetari ka punuar më së miri dhe ju falënderoi shumë”, tha Hashim Thaçi.
Ndërsa, kandidati për kryetar komune Qemajl Mustafa, falënderoi qytetarët për besimin që i dhanë dy vite më parë dhe që gjatë atij mandati kanë punuar shumë në të gjithë komunën për infrastrukturë rrugore më të mirë, shkolla për fëmijë, ambulanta e projkete tjera.
“Falënderoj të gjitha subjektet politike në Gjilan që gjatë tridhjetë ditëve sa ka zgjatur fushata parazgjedhore, kanë treguar kulturë të lartë politike, fushatë të qetë dhe dinjitoze”, tha kandidati për kryetar komune.
Ai ftoi të gjithë qytetarët e Gjilanit që edhe për katër vitet e ardhshme të qeverisin së bashku me PDK, një qeverisje edhe më të dinjitetshme.
“I ftojë të gjithë qytetarët e Gjilanit që për katër vitet e ardhshme të ndërtojmë së bashku shumë e më shumë shkolla, shumë e më shumë rrugë, kabinetet mësimore, shumë më shumë ujë të pijshëm, sepse ky proces i zhvillimit të Gjilanit fshihet vetëm në qeverisjen e PDK dhe te askush tjetër”, tha Qemajl Mustafa.
Ai kërkoi nga qytetarët që më shumë se kurrë të dalin në zgjedhje dhe të votojnë numrin 51 PDK./F.M/
(INFOSOT) - Udhëhëqësit e lartë të PDK, në Gjilan, të prirë nga kandidati për kryetar komune, Qemajl Mustafa, kanë mbajtur takime me përfaqesuesit e QKMF, agjencive turitike, vullnetarët e mngjezit, profesorë të fakulteteve dhe me banorët e fshatit Malishevë.
Ai ka folur për të arriturat dy vjeçare në komunën e Gjilanit, gjatë qeverisjes nga PDK.
“Atë që e kemi premtuar e kemi realizuar, bile-bile edhe kemi tejkaluar parashikimet. Kemi investuar rreth tridhjetë milionë euro, projkete të cilat kanë ndikuar në jetën më të mirë të qytetarëve. Ne nuk kemi investuar vetëm në lagjet e fshatrat ku janë simpatizantët e PDK, por kemi investuar në të gjitha pjesët”, tha Qemajl Mustafa.
Kandidati për krytar komune ka falënderuar qytetarët dhe përfaqeësuesit e këtyre institucioneve për punën e bërë dhe bashkëpunimin me komunën duke shpresuar që edhe në mandatin e ardhshëm katër vjeçar të ngritet cilësia e jetës së qytetarëve.
“Unë kërkoj mbshtetjen e juaj që ta fuqizoni PDK, sepse qeverisja dy vjeçare ka qenë e shkurtër dhe mundëson që të tregojmë suksese edhe për katër vitet e ardhsme dhe qyteti do të merr pamje krejtësisht më të mirë”, tha Qemajl Mustafa.
Ai këkroi nga qytetarët profesorët , mjekët dhe të të gjitha shtresave që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për të preferuarit e tyre.
PDK, mori mbështetje nga zyrtarët dhe qytetarët e lartëpërmendur se do të jenë krah tyre, thanë zyrëtarë të PDK.
Hydajet Hyseni, deputet i PDK në Parlamentin e Kosovës, kërkoi nga të gjitha strukturat dhe qytetarët që të votojnë më të mirët, për vetevten dhe për ata që do të përfaqësojnë në komunë.
Ndërsa Zenun Pajazit, tha se Qemajl Muatafa dhe PDK, ka një program të madh për qytetarët, andaj ai kërkoi që ta votojnë atë dhe PDK./F.M./
(INFOSOT) - Kryetari i degës së AAK në Gjilan Ahmet Isufi, njëherit kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit, ka takuar sot ka takuar sot në Universitetin Fama në Gjilan, studentët e këtij institucioni të lartë shkollorë.
Ai pasi ka falënderuar studentët për kontributin e tyre në të gjitha proceset, ka thënë se, sidomos studentët, janë ata të cilët në vitin e lavdishëm ’81 i treguan botës se Kosova nuk do të mund të nënçmohej më.
"Ishin pikërisht studentët, ata të cilët në vitin e lavdishëm ’81 i treguan botës se Kosova nuk do të mund të nënçmohej më, se kishte ardhur koha që Kosova të ngritej, dhe të bëhej e barabartë, me republikat tjera. Studentët e Kosovës, kanë bartur në supet e veta edhe dhunën më të madhe që mudn të ushtroj një shtet represiv. Grupe të shumta të studentëve u dënuan e u persekutuan gjatë gjithë kohës nga shteti serbo-sllav, por asnjëherë ky shtet nuk arriti t'i gjunjëzoj këta, asnjëherë ky shtet nuk arriti që ta shuaj flakën e lirisë, të cilën këta e mbajtën ndezur deri në çlirimin e Kosovës", ka thënë z.Isufi.
Duke folur për gjendjen në komunë tha se qeveria aktuale nuk ka punuar në mënyrën më të mirë për Gjilanin, prandaj ajo duhet të ndrrohet dhe në vend të tyre duhet të vijnë njerëzit që e duan dhe punojnë për vendin e vet.
"Në udhëheqjen time dhe të AAK-së, kjo gjendje do të ndryshoj. Unë nuk jam prej atyre politikajve që premtojnë më shumë se sa që mund të bëhet, por bëjë më shumë se sa që premtoj" ka thënë z.Isufi.
(INFOSOT) - Kandidati LDK për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa, ka vazhduar fushatën me një takim me kompanitë e taksive, duke u premtuar se gjatë dy vjetëve të ardhshme problemi i rrugëve do të rregullohet, në mënyrë që taksitë të kenë më pak shpenzime në riparimet e veturave për shkak të rrugëve të prishura.
Lidhur me trafikun Mustafa ka thënë se do të punojë më shumë sa i përket nyjave të semaforëve, rrethrrotullimeve, mbikalimeve, nënkalimeve, vendparkingjeve, të cilat janë problem i madh për taksitë e Prishtinës, duke u premtuar që në të ardhmen do të punojnë më shumë në sigurimin e parkingjeve për taksi.
Me këtë rast Mustafa ka lavdëruar punën e mirë që kanë bërë taksitë ne Prishtinë gjatë këtyre viteve, duke shtuar se është i interesuar që edhe në ardhmen të bashkëpunojnë, që të punojnë dhe t'iu sigurohen kushte të punës më të mira të gjithë taksistëve në Prishtinë.
(INFOSOT) - Lideri i AAK, Ramush Haradinaj, në tubimin përmbyllës të AAK në Gjilan, sërish ka lansuar kritika ndaj kryeministrit Hashim Thaçi dhe ndaj kandidatit të PDK për kryetar të Gjilanit Qemajl Mustafa, duke thënë se kjo është qeveri e bananeve.
Ai tha se kandidati i PDK, Qemajl Mustafa e ka marrë kandidimin e kësaj partie për shkak se ka një biznes të përbashkët me familjarët e kryeministrit Thaçi për përpunimin e bananeve.
“Gjilanit i duhet një qeverisje, e cila nuk është si kjo aktuale, që është qeverisje e bananeve. Kryetari i juaj i Gjilanit, me familjarë të kryeministrit është rikandidu pikërisht për shkak të bananeve. Ata kanë një biznis të bananeve mes veti”, tha Haradinaj.
Ai tha se kjo logjikë e qeverisjes duhet të ndryshohet, duke thënë ndryshimet do t’i sjellë kandidati i AAK për kryetar të Gjilanit Ahmet Isufi. Haradinaj para të pranishmëve i uroi kandidatit Isufi dhe AAK fitoren në zgjedhjet e 15 nëntorit.
“Qeverisja e AAK ka me qenë për secilin qytetar, ka me u ba me u ndi mirë edhe prindin, edhe nxënësin, edhe bujkun edhe punëtorin…Kjo qeverisje ka me qenë pranë ekonomisë, pranë komunës dhe pranë popullit. Ahmet Isufi ka me qenë prijës i një projekti që ka me zhvillu Gjilanin”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa, kandidati Ahmet Isufi, u ka thënë mijëra simpatizantëve se në sytë tuaj po e shoh fitoren. Ai ka theksuar se Gjilanit i duhet një kryetar që i tejkalon përmasat partiake, një kryetar që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.
“Për t’i dhënë kuptim gjithë sakrificës sonë për liri duhet punë dhe vetëm punë, në mënyrë që pas 4 vitesh të flasim për punën që është bërë. Ju premtoj se do t’i tejkalojë të gjitha parashikimet që i kemi në program”, u shpreh Isufi.
Ai premtoi se nëse e fiton mandatin nuk do të jetë kryetar i zyrës, por do të punojë në terren me qytetarët e Gjilanit.
“Në mandatin katër vjeçar, ai që do të jetë motiv imi, që më shtyri të punojë, është vullneti juaj. Është idea juaj për ta bërë Gjilanin më të mirë se sa që është sot. Një Gjilan më me pespektivë, pa korrupsion, me ulje të papunësisë, me zhvillim ekonomik, me kujdes për të gjitha sferat e shoqërisë sonë në: arsim, shëndetësi, klturë, sport etj., me një përkujdesje ndaj shtresave sociale, me një përkushtim për punë që Gjilani të rritet jo nga zyrja, por nga puna në terren bashkë me qytetarët e Gjilanit”, ka shtuar pretendenti për ta marrë timonin e Gjilanit Ahmet Isufi.
Ndërsa, nënkryetari i parë i AAK, Blerim Shala, tha se nëse e votoni Ahmet Isufin dhe AAK do ta ndryshoni jetën tuaj.
(INFOSOT) - “Unë e di se familjet juaja nuk ndihet mirë, për faktin se shumë qytetarë janë të papunë, e pjesa tjetër me të ardhura të ulëta”, tha Qemajl Mustafa, kandidatë i PDK për kryetar të Komunës së Gjilanit, në takimin që zhvilloi me kompaninë e sigurimit fizik “Drita”.(UPDATE)
Kreytari foli për të arriturat që kanë realizuar, duke thënë se me veprime tregohet se jemi front i punës dhe kemi reflektuar pozitivisht, ku ato projekte janë të pashme dhe të prekshme.
“E dimë se ndonjë lagje ka mbetur pa prekur, por nuk kemi pasur mundësi të mjaftueshme të intervenojmë edhe në ato lagje për shkak të mandatit të shkurtër”, tha Qmeajl Mustafa.
Ai shtoi më tej se krejt këto të mira nuk do të ishin pa qytetarët që kanë paguar taksat ndaj komunës.
“Në vitet e ardhshme komuna do të jetë më stabile, do të jetë mandat më i gjatë dhe do të ketë invetsime më të mëdha në të gjitha fushat e jetës”.
Kandidati i PDK premtoi se qyteti në mandatin e ardhshëm do të ketë një pamje krejt tjetër dhe kërkoi nga qytetarët që të dalin të gjithë zgjedhje për ta fuqizuar PDK.
Izmi Zeka, kryetar i degës së PDK dhe shef i shabit zgjedhor, foli për rezultate të mëdha të bëra gjatë mandatit sa ka qeverisur PDK.
Ai shtoi se Qemajl Mustafa është njeriu më i fuqishëm, po ashtu edhe lista për këshilltar komunal dhe u shpreh i bindur në fitore.
Ndërsa Mejdi Biqmeti, nga kompania e sigurimit fizik “Drita” falënderoi ata për mbështetjen. Ndërsa, tash krerët e PDK po vazhdtojnë takimin me banorët e Llashticës dhe Gumnishtës./F.M./
Qemajl Mustafa kërkoi votën e hoxhallarëve
Postuar: 13:50:53
(INFOSOT) - Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga PDK, Qemajl Mustafa, gjatë vizitës që i bëri Bashkësisë Islame në Gjilan, vlerësoi lartë punën e tyre dhe bashkëpunimin me komunën.
“Ju jeni ata të cilët vendosni për Komunën e Gjilanit, erdhëm për të biseduar, sepse kanë mbetur edhe tri ditë deri në zgjedhjet lokale dhe ushtroni mendimin tuaj”, tha Qemajl Mustafa para hogjollarëve.
Sipas tij vota është e fshehtë dhe qytetarët duhet të përcaktohen për kandidatin dhe partinë që do të votojnë.
Vota është besim dhe qytetarët duhet të edukohen e të dalin në zgjedhje, sepse tash është qeverisja katër vjeçare.
“Ata që dinë të vlerësojnë, duhet të mendojnë sesa është punuar për dy vjetët e qeverisjes tonë të PDK-së. Kërkoj që të votoni e fuqizoni PDK, sepse shteti mbetet e kandidatët ndërrohen”, tha Qemajl Mustafa.
Ndërsa, Ilmi Krasniqi, kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, tha se është me rëndësi të dilet në zgjedhje e të votohet dhe kërkoi nga qytetarët që të dalin në zgjedhje.
Ai i uroj suksese Qemajl Mustafës. Edhe Agim Hyseni, kryeimami i Gjilanit, falënderoi kryetarin për mbështetjen e dhënë, duke vlerësuar kontributin e tij.
Bashkësia Islame e Gjilanit, ka qenë përfituese në lejen ndërtimore të Xhamisë së Madhe. Ai kërkoi që qytetarët masovikisht të dalin e të votojnë./F.M./
(INFOSOT) - Zyrtarë të PSK në tubimin përmyllës elektoral në Mitrovicë premtuan se nëse fitojnë do ta ndryshojnë gjendjen për të mirë në këtë qytet.
Rexhep Ahmeti kandidat për kryetar komune, nga kjo parti tha se në skenën politike të Kosovës ka ndodhur diçka e re, për shkak se PSK premton qeverisje ndryshe.
“Ju premtojmë angazhimin tonë, forcë dhe energji për qeverisje ndryshe. Ju premtojmë punësim, administratë moderne, pastërti në qytet, plan urbanistik, formimin e komunës së Stantërgut dhe të Kçiqit”, u tha sipatizantve të PSK Ahmeti.
Krytari i PSK, Emrush Xhemajli, tha se kandidati i tyre për kryetar të komunës së Mitrovicës Rexhep Ahmeti ka aftësi ta bëj Mitrovicën më të përparuar.
“Ne nuk bëjmë demagogji për bashkimin e Mitrovicës. Ne duhet të bëjmë ndryshime për përmirësime të mirëqenies dhe jetës së qytetarëve në përgjithësi”, tha ai.
Sa i përket Mitrovicës, sipas tij, PSK në radhë të parë do t’i kushtoj vëmendje administratës në komunë, ku nuk do të ketë nepotizëm, pastaj nuk do të pranohen njerëzit në punë me kontrata në vepër etj.
“Një diçka që dhemb shumë në Kosovë është çështja e Minatorëve. Është kjo mungesë e kujdesit ndaj tyre. Synimi ynë është që vendin ta bjëmë atraktiv për të jetuar dhe që njerëzit të mos ikin nga këtu por të kthehen këtu”, tha Xhemajli.
(INFOSOT) - Kandidati për kryetar komune nga PDK, Qemajl Mustafa, ka vazhduar fushatën me elektoratin në Zhegër e Pogragjë të Gjilanit.
Ai para banorëve të Zhegrës e Pogragjës foli për rezultatet e punës së tij dy vjeqare sa ka qenë ai kryetar komune.
“Janë realizuar projekte të shumta, vlera e të cilave kapë shumën mbi 30 milionë euro. Kemi prekur të gjitha lagjet e fshatrat e komunës, ku janë bërë investime edhe në Zhegër e Pogragjë në bazë të mundësive që kishte komuna e Gjilanit”, tha Qemajl Mustafa.
Ai falënderoi zhegranët e pogragjasit për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e kaluara duke kërkuar përsëri votat e tyre që PDK të qeveris edhe në katër vjetët e ardhshme.
Sipas tij qeverisja dy vjeçare dëshmoi se dinë jo vetëm t’i kuptojnë, por edhe t’i zgjedhin problemet që kanë qytetarët.
“PDK, ka qeverisur në të gjitha pjesët e komunës pa dallime partiake dhe kjo ka ndikuar që qytetarët të kenë një jetë më të mirë. Projektet tona janë të prkeshme dhe të cilat shihen nga syri i qytetarëve”, tha Qemajl Mustafa. Ai shtoi se pasi që kena bërë punë të sukseshme qytetarët përsëri duhet votuar PDK, për të vazhduar me projkete në katër viteve të ardhshme.
Ndërsa Bujar Nevzati, nga PDK tha se premtimet për qeverisje ndyrshe janë realizuar ku gjatë qeverisjes kanë qenë ballëhapur me të gjithë qytetarët.
Për dy vjet janë realizuar shumë investime kapitale, ku përfituese e këtyre investimeve ishte edhe Zhegra.
Mbështetjen për PDK e kërkoi edhe ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti, i cili është edhe anëtarë i PDK.
Ndërsa Enver Hajrullahu, kandidatë i PDK për këshilltarë nga Zhegra, dha një restorspektivë të rezultateve të punës gjatë qeverisjes nga PDK, konkretisht Qemajl Mustafës dhe, sipas tij, anija e PDK po shkon drejt skelës së quajtur fitore e PDK.
Kandidati Mustafa është duke akoma vazhduar aktivitetin në fshatin Pogragjë./F.M/