Banerat
Banerat
Banerat
EDITORIAL koment
Kosova s’ka asnjë shqetësim për rrjedhën e politikave ndërkombëtare për sa i përket pavarësisë kombëtare dhe rreth raporteve me Serbinë. Qeveria e Kosovës nuk po negocion as fshehtë, as hapur me Serbinë, por me Serbinë dhe me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së po negociojnë hapur dhe fshehtë aleatët e...
Nga Halil Matoshi
A kemi nevojë për president gjithëshqiptar
Kushtetuta e Shqipërisë mbron aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, ndërsa ajo e Kosovës, tek Dispozitat Themelore, në Nenin 1, pika 3, e kundërshton tërësisht këtë të drejtë! Kushtetuta, duke qenë dokumenti themelor i një shteti, në një mënyrë a tjetër, është standardi që shtetet i vejnë...
Nga Dalmat Bytyqi

Nacionale

Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu tha për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare...
Banerat
English Croatian Czech Dutch French German Greek Polish Serbian Slovak Slovenian Albanian Hungarian Turkish
Banerat

Banerat

Banerat
Venezuelë: Çavez i dërgon trupat në kufi me Kolumbinë
Bota & Rajoni
E shtunë, 31 Korrik 2010 13:57
(INFOSOT) - Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, ka urdhëruar dërgimin e trupave tokësore dhe ajrore në kufi me Kolumbinë, për shkak të tensioneve ndërmjet këtyre dy vendeve fqinje.

Çavez tha se e ka ndërmarrë këtë hap, pasi presidenti i Kolumbisë në largim, Alvaro Uribe, ndoshta mund të planifikoj sulm kundër Venezuelës.

Më herët zyrtarët e Kolumbisë kanë thënë se nuk ka plane për ta sulmuar Venezuelën.

Çavez, i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë, që është aleat i Shteteve të Bashkuara, më 22 të këtij muaji, pasi qeveria e Alvaro Uribes, ka paraqitur fotografi, video incizime dhe harta, duke thënë se në Venezuelë gjendeshin kampet e kryengritësve të Kolumbisë.

Çavez i ka hedhur poshtë pretendimet se Venezuela po i strehon kryengritësit.
feed0 Koment

Shkruaj Koment
 
  Zvogelo | Zmadho

Rregualla e komentit
Lexues të dashur, dergoni mendimin tuaj rreth çfarëdo artikulli që publikohet në infosot.com, ose dërgoni opinionin tuaj rreth çfarëdo problemi që ju preokupon, por ju lusim që në shkrimet tuaja të mos ketë ofendime, qoftë racore, gjuhësore, fetare, apo kulturore. Komentet anonime nuk publikohen.
Redaksia e INFOSOT do t'i publikojë vetëm ato komente që i përmbahen etikës.
 

busy