Banerat
Banerat
Banerat
EDITORIAL koment
Kosova s’ka asnjë shqetësim për rrjedhën e politikave ndërkombëtare për sa i përket pavarësisë kombëtare dhe rreth raporteve me Serbinë. Qeveria e Kosovës nuk po negocion as fshehtë, as hapur me Serbinë, por me Serbinë dhe me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së po negociojnë hapur dhe fshehtë aleatët e...
Nga Halil Matoshi
A kemi nevojë për president gjithëshqiptar
Kushtetuta e Shqipërisë mbron aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, ndërsa ajo e Kosovës, tek Dispozitat Themelore, në Nenin 1, pika 3, e kundërshton tërësisht këtë të drejtë! Kushtetuta, duke qenë dokumenti themelor i një shteti, në një mënyrë a tjetër, është standardi që shtetet i vejnë...
Nga Dalmat Bytyqi

Nacionale

Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu tha për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare...
Banerat
English Croatian Czech Dutch French German Greek Polish Serbian Slovak Slovenian Albanian Hungarian Turkish
Banerat

Banerat

Banerat
Maqedoni: 29 deputetë 'memecë'
Bota & Rajoni
E shtunë, 31 Korrik 2010 13:30
(INFOSOT) - Në periudhën janar-qershor 2010, 25 për qind e deputetëve, kryesisht të shumicës parlamentare dhe deputetët e PDSH të cilët bojkotojnë Parlamentin, nuk kanë marrë fjalën në seancë plenare. Kështu flasin të dhënat e publikuara në edicionin e shtatë të publikimit “Deputeti im”. Në mesin e tyre janë edhe tre liderët e partive politike shqiptare Ali  Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Imer Selmani.

Në listë me numër më të madh paraqitjes për diskutim, amendamente dhe propozim ligje të dorëzuara janë kryesisht deputetët e LSDM. Me numër më të madh të propozim ligjeve të dorëzuara gjithsej 15 është deputetja Stanka Anastasova nga LSDM. Me numër më të madh të amendamenteve të dorëzuara 362 është deputeti Tome Çingovski po ashtu nga LSDM, ndërsa Vesna Bendevska nga kjo parti ka pasur më shumë diskutime gjithsej 59 paraqitje. Shefja e grupit parlamentar e LSDM Ivanova u shpreh e kënaqur me punën e kolegëve të saj. Sipas saj faktet tregojnë se deputetët e LSDM kanë arsyetuar besimin dhe pagën që marrin me punën e tyre.

“Edhe përkundër mundësive të vogla që I kishin me rregulloren e keqe, opozita në parlament sipas vlerësimit tim arriti  që t’I mbroj interesat e qytetarëve apo minimum të hap disa çështje të rëndësishme. Vlerësoj se si grup parlamentar arsyetuam periudhën e kaluar,  besimin dhe pagën që marrim. Atë e tregojnë numrat ndërsa në taborin e kundërt këto numra treguan se parlamenti paraqet vetëm makineri votimi”, tha Cvetanka  Ivanova koordinatore e LSDM-së.

Ndërkohë  shefi i grupit parlamentar të BDI e arsyeton në mënyra të ndryshme punën e deputetëve të tyre. Pasivitetin e shumicës shqiptare, Tahir Hani e sheh në  mungesën e opozitës. 

“Ekziston një ligj I fizikës I cili thotë se kur kemi aksion kemi edhe reaksion apo edhe e kundërta dhe unë dua të vlerësoj se në kuvendin e Maqedonisë nuk kemi një aktivitet dinamik pozitë-opozitë në mënyrë që të jepet mundësia e aktivitetit më të fuqishëm të deputetëve shqiptar në parlament. Unë mendoj se pasiviteti I deputetëve në parlament vjen si pasoj e e bojkotit të opozitës shqiptare dhe mungesës së madhe të prezencës së deputetëve opozitar”, tha Hani.

Ndërsa Sillvana Boneva nga VMRO-DPMNE thekson se publikimi “ Deputeti im” nuk pasqyron në tërësi aktivitetin e deputetëve meqë mungon diplomacia parlamentare, takimet që realizojnë deputetët me ndërkombëtarët në vend dhe jashtë vendit. Ajo konsideron se puna e deputetëve është punë ekipore dhe se shumica nuk dëshiron t’i përsëris gjërat e njëjta disa herë edhe në komisione edhe në seancë siç ndodh me opozitën.

“Nuk  janë të vërteta pohimet se deputetët e shumicës nuk janë aktiv por  duhet të kihet parasysh një fakt se  si opozita që dëshiron të flas edhe në komision edhe të njëjtën ta përsëris edhe në seancë plenare kjo nuk ndodh me deputetët e shumicës parlamentare”, kështu u shpreh  Sillvana Boneva koordinatore e VMRO-DPMNE-së.

Në këtë raport me numër më të madh mungesash të arsyeshme janë deputetët e PDSH për shkak të bojkotit të parlamentit me nga gjithsej 63mungesa secili deputet, pastaj vijojnë Fijat Canovski me 59 mungesa dhe Ali Ahmeti me 58 mungesa. Flora Kadriu nga DR ka parashtruar më shumë pyetje , gjithsej 18, ndërsa listën  për prezencë të rregullt në seancë plenare për këtë 6 mujor të parë e udhëheq nënkryetarja e parlamentit Svetllana Jakimovska nga VMRO-DPMNE ndërsa janë edhe emrat e 26 deputetëve të tjerë kryesisht nga kjo parti./Bedri Rexhallari/
feed0 Koment

Shkruaj Koment
 
  Zvogelo | Zmadho

Rregualla e komentit
Lexues të dashur, dergoni mendimin tuaj rreth çfarëdo artikulli që publikohet në infosot.com, ose dërgoni opinionin tuaj rreth çfarëdo problemi që ju preokupon, por ju lusim që në shkrimet tuaja të mos ketë ofendime, qoftë racore, gjuhësore, fetare, apo kulturore. Komentet anonime nuk publikohen.
Redaksia e INFOSOT do t'i publikojë vetëm ato komente që i përmbahen etikës.
 

busy