Banerat
Banerat
Banerat
EDITORIAL koment
Kosova s’ka asnjë shqetësim për rrjedhën e politikave ndërkombëtare për sa i përket pavarësisë kombëtare dhe rreth raporteve me Serbinë. Qeveria e Kosovës nuk po negocion as fshehtë, as hapur me Serbinë, por me Serbinë dhe me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së po negociojnë hapur dhe fshehtë aleatët e...
Nga Halil Matoshi
A kemi nevojë për president gjithëshqiptar
Kushtetuta e Shqipërisë mbron aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, ndërsa ajo e Kosovës, tek Dispozitat Themelore, në Nenin 1, pika 3, e kundërshton tërësisht këtë të drejtë! Kushtetuta, duke qenë dokumenti themelor i një shteti, në një mënyrë a tjetër, është standardi që shtetet i vejnë...
Nga Dalmat Bytyqi

Nacionale

Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu tha për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare...
Banerat
English Croatian Czech Dutch French German Greek Polish Serbian Slovak Slovenian Albanian Hungarian Turkish
Banerat

Banerat

Banerat
Rama: Vendi është zhytur në krizë të thellë
Bota & Rajoni
E premte, 30 Korrik 2010 16:43
(INFOSOT) - Në bashkëbisedimin e radhës me gazetarët, kryetari socialist Edi Rama u ka rënë trumbetave të alarmit, duke kritikuar kalimin e buxhetit të rishikuar në parlament, krizën ekonomike dhe krizën institucionale, që sipas tij po kalon vendi.

“Hapësira parlamentare nuk ka asnjë minimum etik dhe për më tepër ky buxhet i rishikuar, i padiskutuar nen për nen si asnjë herë tjetër në historinë e Parlamentit Shqiptar, është tërësisht i pamjaftueshëm si masë për të përballuar krizën. Kriza e ka vënë poshtë vendin dhe ka ikur shumë përpara, ndërkohë që qeveria përpiqet ta ndjeke nga pas duke u munduar ta fshehë për masat e marra. Ky rishikim buxheti është pranimi më kuptimplotë i ekzistencës së një krize që ka prekur ekonominë shqiptare”, theksoi Rama.

Në vijim, ai preku temën e ligjit të SHISH, duke thënë se ky ligj dhunon direktivat e NATO-s dhe SHBA-së si parner strategjik i vendit tonë. Rama preku edhe përplasjen mes qeverisë dhe presidentit për cështjen e emërimit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kriza me Presidentin e Republikës vjen në formën e një kërkese aspak etike qoftë edhe në shprehje, adresuar si akuzë ndaj presidentit për gjoja shkeljen e kushtetutes dhe bllokimin e Gjykatës Kushtetuese që sot është në këtë derexhe për faj dhe përgjegjësi të atyre që akuzojnë mbi karriget e pushtetit të vjedhur që gjatë gjithë këtij viti ka treguar përditë se arsyeja themelore e vjedhjes së votave në 28 qershor ka qenë babëzia dhe njëkohësisht vullneti i mbrapshtë për të vënë nën kontroll cdo gjë duke gjunjëzuar Shqipërinë dhe shqiptarët nën një rend punësh në kundërshtim me rendin kushtetues duke gjunjëzuar të gjitha institucionet e këtij vendi me rrugë anti-kushtetuese, anti-demokratike e anti-qytetare të ndërthurura të gjitha bashkë”, vijoi kreu i opozitës.

Rama foli gjatë edhe për atë që ë cilëson, kriza ekonomike. “Jemi në kushtet kur thellohet përditë manipulimi dhe falsifikimi i të dhënave të një ekonomie që në gojën e kryeministrit shfaqet në një lulëzim por që në tryezat e shqiptarëve shfaqet si rrënim, në tërësinë e punëve të vendit shfaqet si rrënim. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për ndryshim, për të parë me kurajo një rrugë të re dhe për t’u ndarë me guxim nga ky pushtet i mbrapshtë, i cili pasi grabiti zgjedhjet po u humbet shqiptarëve mundësinë për vende pune. Rrogat dhe pensionet sot mund të ishin rritur 20 % por sigurisht ka një copë Shqipërie ku ekonomia lulëzon dhe kjo është copa e Shqipërisë ku jetojnë Sali Berisha dhe oborrtarët e tij. Obortarë që deklarojnë 1.8 milionë euro fitim në funksion shtetëror brenda një viti, që nuk paguajnë asnjë tatim, që nuk japin llogari por nën sqetullën e kryeministrit turren rrugacërisht atyre që u vënë përballë faktin. Kjo javë është karakterizuar nga shprehja kuptimplotë e krizës së demokracisë të shtetit të së drejtës dhe të ekonomisë. 50 mijë njerëz kanë humbur punën vetem në fushën e fasoneve. Janë të pa mungueshme humbjet e vendeve të punës që prej një viti kur iu premtuan shqiptarëvë 160 mijë vende pune por u kanë humbur më shumë se 100 mijë vende pune”, theksoi Edi Rama./tch/
feed0 Koment

Shkruaj Koment
 
  Zvogelo | Zmadho

Rregualla e komentit
Lexues të dashur, dergoni mendimin tuaj rreth çfarëdo artikulli që publikohet në infosot.com, ose dërgoni opinionin tuaj rreth çfarëdo problemi që ju preokupon, por ju lusim që në shkrimet tuaja të mos ketë ofendime, qoftë racore, gjuhësore, fetare, apo kulturore. Komentet anonime nuk publikohen.
Redaksia e INFOSOT do t'i publikojë vetëm ato komente që i përmbahen etikës.
 

busy