Banerat
Banerat
Banerat
EDITORIAL koment
Me rastin e largimit të ambasadorit të BE, zotit Helmuth Lohan, do të dëshironim nga institucionet drejtuese të Bashkimit Europian, që ambasadori i ri që do të emërohet në Shqipëri të mos heshtë ndaj shkeljes së të drejtës së pronës private dhe transferimit të paligjshëm të saj sipas interesave klanore të pushtetarëve...
Nga Rrapo H. Danushi
Iluzione të pahumbura të presidentit
Mos duhet të besojmë se një vit krizë politike dhe thuajse paralizë parlamentare qenka rrjedhojë e një keqkuptimi nga ana e klasës politike dhe se me t’u kuptuar gabimi, gjendja do të ndryshojë? Është kjo pyetja retorike që mund të formulosh pasi je njohur me deklaratën ku Bamir Topi, Presidenti i Republikës, shprehu...
Nga Andrea Stefani

Nacionale

Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu tha për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare...
Banerat
English Croatian Czech Dutch French German Greek Polish Serbian Slovak Slovenian Albanian Hungarian Turkish
Banerat

Banerat

Banerat
Xhamisë së Marinës, sot iu vendos dryni
Nacionale
E martë, 02 Mars 2010 14:19
(INFOSOT) - Është mbyllur sot nga autoritetet lokale të komunës së Skenderajt, xhamia e fshatit Marinë. Inspektorët e komunës kanë zbatuar vendimin e marrë disa ditë më parë nga Asambleja Komunale e Skenderajt për mbylljen pa afat të kësaj xhamie, pas një peticioni prej 6 mijë nënshkrimesh të qytetarëve, të mbledhura nga Organizata Joqeveritare “Prehja” në këtë qytet.

Mbyllja e xhamisë është bërë rreth orës 9:00, kurse derës kryesore të saj i është ndërruar doreza. Në mbylljen e kësaj faltoreje nga inspektorët, e cila është ndërtuar pas luftës në vend, ka asistuar edhe Policia e Kosovës, raporton Express.

Ata kanë vënë edhe shiritin përkatës përreth objektit. Mbyllja e xhamisë është bërë pa shumë problem, ndërkohë që imami i vetëshpallur i kësaj xhamie, Kastriot Duka, i cili e ka ndërruar emrin në Xhemajl, deklaroi se “me rëndësi është që kjo xhami është ndërtuar”.

Sipas tij, ai ka arritur që fshatin Marinë ta modernizojë sadopak, me vendosjen e kanalizimeve dhe rregullimet përreth, duke përfshirë edhe ndihmat për familjet skamnore. “U mbetët fshatarëve nëse duan të reagojnë për këtë veprim”, tha Duka, i cili sqaroi se do të largohet nga Kosova, por jo me kokën ulur.

“Do të largohem me nder, pasi të jetë sqaruar gjithçka deri në fund”, tha ai.

Problemi me këtë xhami, përkatësisht imamin e saj ka qenë për disa vjet rresht, por ditëve të fundit kjo çështje është problematizuar më shumë. Kjo për faktin se imami i saj, Xhemajl Duka nga Elbasani i Shqipërisë, nuk ka qenë nën Bashkësinë Islame të Kosovës, i cili është institucioni më i lartë që rregullon veprimtarinë fetare të myslimanëve në Kosovë. Tash pritet reagimi i kësaj bashkësie se çfarë zgjidhje do të gjejë për këtë xhami.

Vetë Duka ka thënë disa herë se është i gatshëm të largohet nga detyra e imamit të vetëshpallur, por kërkon që atij t’i lejohen disa anekse të xhamisë për të ushtruar veprimtarinë e tij humanitare në kuadër të shoqatës bamirëse “Rahma Mercy”.
feed1 Koment
bekimi
02 mars, 2010

More Kastriot a Xhemal a vetem Zoti e din se kush je ti,se as ti nuk e din vet se KUSH JE?QKA JE? NGA JE?
Duhesh te kuptosh nje se Kosova eshte nje femije i posalindur dhe mos mendo se Kosova ka mbetur ne duart e tuaja duke e pasur parasysh ardhjen dhe prejardhjen tende ketu ne Kosove,po te jap nje keshille IK BRE BURR, A GRU,QKA JE? e shko ndihmoji vendit tend ne Shqiperi se na ne Kosove nuk HAM BARI MA ok,shko ndihmoji vendit tend prej nga vjen se edhe ne vendin tend ke mjaft per te bere.
IK SHPORRU SE MAJFT KEMI PASE TE TILLE.


Shkruaj Koment
 
  Zvogelo | Zmadho

Rregualla e komentit
Lexues të dashur, dergoni mendimin tuaj rreth çfarëdo artikulli që publikohet në infosot.com, ose dërgoni opinionin tuaj rreth çfarëdo problemi që ju preokupon, por ju lusim që në shkrimet tuaja të mos ketë ofendime, qoftë racore, gjuhësore, fetare, apo kulturore. Komentet anonime nuk publikohen.
Redaksia e INFOSOT do t'i publikojë vetëm ato komente që i përmbahen etikës.
 

busy