Banerat
Banerat
Banerat
EDITORIAL koment
Me rastin e largimit të ambasadorit të BE, zotit Helmuth Lohan, do të dëshironim nga institucionet drejtuese të Bashkimit Europian, që ambasadori i ri që do të emërohet në Shqipëri të mos heshtë ndaj shkeljes së të drejtës së pronës private dhe transferimit të paligjshëm të saj sipas interesave klanore të pushtetarëve...
Nga Rrapo H. Danushi
Iluzione të pahumbura të presidentit
Mos duhet të besojmë se një vit krizë politike dhe thuajse paralizë parlamentare qenka rrjedhojë e një keqkuptimi nga ana e klasës politike dhe se me t’u kuptuar gabimi, gjendja do të ndryshojë? Është kjo pyetja retorike që mund të formulosh pasi je njohur me deklaratën ku Bamir Topi, Presidenti i Republikës, shprehu...
Nga Andrea Stefani

Nacionale

Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu tha për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare...
Banerat
English Croatian Czech Dutch French German Greek Polish Serbian Slovak Slovenian Albanian Hungarian Turkish
Banerat

Banerat

Banerat
Lirohet kosovari i rrëmbyer, arrestohen pesë persona
Siguri
E henë, 08 Shkurt 2010 18:49
(INFOSOT) - Policia e Kosovës të hënen ka arrestuar 5 persona të dyshuar se kanë rrëmbyer të vëllain e një biznesmeni kosovar dhe kanë liruar pengun e rrëmbyer, ka njoftuar Policia e Kosovës. Në  komunikatën e policisë thuhet se më 6 shkurt, rreth orës 19:00, në magjistralen Gjilan - Preshevë nga persona të dyshuar të panjohur ishte ndaluar fillimisht e me pas ishte rrëmbyer njëperson i moshës rreth 50 vjeçare i nacionalitetit shqiptar, vëllai  i një biznesmeni.

Pas kryerjes se rrëmbimit personat e dyshuar kishin kërkuar një shume te larte te hollave (miliona euro) nga familjarët e viktimës, ndërsa u kërkesa e fundit ka qene rreth 200.000 mije euro.
Me të marr informatën Njësia e Hetimeve Rajonale të Gjilanit fillimisht, e më pas në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë edhe me njësite tjera të Specializuara të Policisë se Kosovës kishin filluar hetimet ne mënyrë intensive .

Pas një pune profesionale   operativo hetimore prej rreth 72 orëve dhe me një përkushtim dhe koordinim të jashtëzakonshëm,   të hënen është arritur te lirohet pengu, i cili mbahej ne një lokacion kodrinor malor dhe në një terren jashtëzakonisht te papërshtatshëm.

Policia përveç qe ka arritur ta liroj pengun pa lëndime ka arritur te arrestoj edhe pesë persona te dyshuar që ishin të implikuar direkt ne kryerjen e kësaj vepre penale . Personat e arrestuar janë të gjithë të gjinisë mashkullore,  të nacionalitet shqiptar ( R.Sh.,Viti, rreth 40 vjeçar,  A.I., Gjilan ( 32),  E.I., Gjilan ( 29),      J.B., Gjilan,  rreth 30 vjeçar dhe  J.M.,Gjilan (25).

Gjatë  bastisjes në shtëpitë e të  dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar, disa maska dhe telefona si dëshmi fizike që janë të lidhura me rastin.
feed0 Koment

Shkruaj Koment
 
  Zvogelo | Zmadho

Rregualla e komentit
Lexues të dashur, dergoni mendimin tuaj rreth çfarëdo artikulli që publikohet në infosot.com, ose dërgoni opinionin tuaj rreth çfarëdo problemi që ju preokupon, por ju lusim që në shkrimet tuaja të mos ketë ofendime, qoftë racore, gjuhësore, fetare, apo kulturore. Komentet anonime nuk publikohen.
Redaksia e INFOSOT do t'i publikojë vetëm ato komente që i përmbahen etikës.
 

busy