Me rastin e largimit të ambasadorit të BE, zotit Helmuth Lohan, do të dëshironim nga institucionet drejtuese të Bashkimit Europian, që ambasadori i ri që do të emërohet në Shqipëri të mos heshtë ndaj shkeljes së të drejtës së pronës private dhe transferimit të paligjshëm të saj sipas interesave klanore të pushtetarëve...
Nga Rrapo H. Danushi
Iluzione të pahumbura të presidentit Mos duhet të besojmë se një vit krizë politike dhe thuajse paralizë parlamentare qenka rrjedhojë e një keqkuptimi nga ana e klasës politike dhe se me t’u kuptuar gabimi, gjendja do të ndryshojë? Është kjo pyetja retorike që mund të formulosh pasi je njohur me deklaratën ku Bamir Topi, Presidenti i Republikës, shprehu...
Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu tha për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare...
(INFOSOT) - Presidenti kroat në largim, Stjepan Mesiq, në një intervistë ekskluzive për BBC-në tha se çështja e kufijve në Ballkan përfundimisht është zgjidhur. Sipas tij, Beogradi nuk është e thënë ta njohë Kosovën, por nuk guxon të pengojë të tjerët të komunikojnë me të.
Ndërkaq, duke folur për Bosnjën, zoti Mesiq tha se çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes negociatave e jo shkëputjes së Republika Serpskës.
Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me një deklaratë të tij për mbrojtjen ushtarake të Marrëveshjes së Dejtonit në Beograd, që shkaktoi shumë zhurmë, Mesiq tha se “në Beograd e dinë shumë mirë se çfarë desha të them, por këtë për nevoja të brendshme po e komentojnë në një mënyrë të gabueshme. Në të vërtetë, Kroacia është garantuese e ekzistimit të Bosnjë e Hercegovinës.
Kryeministri i Republika Serpskës nuk e njeh Bosnjë e Hercegovinën. Ai thotë se Sarajeva nuk është kryeqyteti i saj. Dhe, ai thotë se, për të, Bosnja e Hercegovina nuk është konstante, por entinteti serb është konstant, i krijuar nga spastrimi etnik. Sepse, në hapsirën e sotme të Republika Serpskës, para luftës, jetonin 48 për qind boshnjakë dhe kroatë. Sot ata përbëjnë 8 për qind. Ishin 220 mijë boshnjakë e kroatë. Të gjithë ata janë përzënë.
Dhe, kur Milorad Dodik flet se është për Marrëveshjen e Dejtonit, ai vetëm flet se është për Republika Serpskën dhe se ka të drejtë për mbatjen e referendumit për shkëputje. Por Marrëveshja e Dejtonit thotë se duhet të kthehen edhe kroatët edhe boshnjakët në qytetet dhe vendbanimet e veta, të kthehen në vendet e tyre të punës. Ai e harron këtë dhe mendon se krimi i kryer nga regjimi i Slobodan Milosheviqit, Karaxhiqit dhe Mladiqit është diçka e dhënë dhe nuk guxon të preket.
Nëse Milorad Dodik do ta shkëpuste një pjesë të Bosnjë e Hercegovinës, kufiri mes Kroacisë e Serbisë do të ishte i gjatë 800 kilometra. Dhe, kjo do të shënonte realizimin e planit të Milosheviqit. Prandaj, Kroacia nuk mund të pajtohet me këtë dhe sikur të shkëputej një pjesë e Bosnjë e Hercegovinës, unë e thash, mendimi im është se unë do ta ndërprisja korridorin. Sepse, çështjet në Bosnjë e Hercegovinë duhet të zgjidhen patjetër përmes negociatave e jo shkëputjes.
Nëse Milorad Dodik do ta shkëpuste një pjesë të Bosnjë e Hercegovinës, kufiri mes Kroacisë e Serbisë do të ishte i gjatë 800 kilometra. Dhe, kjo do të shënonte realizimin e planit të Milosheviqit”.
Në pyetjen e BBC se a mund të realizohet kërcënimi i kryeministrit të Republika Serpskës për referendumin për shkëputje nga Bosnjë e Hercegovina?, Mesiq u përgjigj se”Ai mund të organizojë referendum, por ai nuk e obligon askend. Çështja është kur ta zbatonte në vepër shkëputjen e Bosnjë e Hercegovinës, atëherë Evropa dhe bota do të duhej të reagonin sepse kjo do të shënonte se Milosheviqi ka mundur edhe NATO-n, edhe bashkësinë ndërkombëtare, se ka mundur edhe Kroacinë edhe Bosnjë e Hercegovinën”. Ndërkaq rreth rrolit të Beogradit, Mesiq theksoi se “Tash për tash ai është negativ, sepse Beogradi zyrtar pohon se është për ekzistimin e Bosnjë e Hercegovinës, por në gjithçka mbështesin Milorad Dodikun që po e shkatërron Bosnjë e Hercegovinën. Pra, pyetja që shtrohet tani është cili është qëndrimi i Beogradit”.
Presidenti Mesiq në vazhdim tha se sa u përket serbëve në Kroaci, është e qartë se një pjesë e serbëve ka marrë pjesë në kryengritje. Milosheviqi i armatosi ata nga garnizonet e Armatës Jugosllave. Ai i futi në kryengritje dhe ai i thirri kur u tërhoq nga Kroacia që ta braktisin Kroacinë, sepse ata i duheshin për ta populluar Kosovën, sepse mendonte se do të dëbojë dy milionë kosovarë nga Kosova, një milion do të shkonin në Shqipëri, një milion në Maqedoni dhe me këtë do të destabilizonte këto dy shtete. Dhe, mendonte se me këtë do të bëhej më i forti në rajon, dhe Evropa do të kërkonte shërbimet e tij për stabilizimin e Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Në vend të kësaj reagoi Pakti i NATO-s dhe planet e Milosheviqit ranë në ujë.
Në pyetjen se edhe në Kosovë, tani numri i serbëve është dukshëm më i vogël nga ai i paraluftës. Edhe atje ka pak të kthyer!, Mesiq u përgjigj : Presidenti Mesiq: Serbët që kanë braktisur Kosovën, ata mund të kthehen kur të duan, sepse unë kam parë aktet normative të Kosovës ku sigurisht sot ekziston mbrojtja më e mirë e pakicave kombëtare. Kosova ka standardet më të larta të mbrojtjes së pakicave që ekzistojnë sot në Evropë.
Ndërsa rreth së ardhmes së Kosovës ai tha se “sa u përket kufijve në hapsirën e Evropës Juglindore, kjo çështje përfundimisht është zgjidhur. Pra, arkitetktura e hapsirës sonë ka përfunduar. Marrëdhëniet mes Prishtinës, respektivisht Kosovës dhe shteteve të tjera përcaktohen me marrëveshje ndërshtetërore. Beogradi nuk është e thënë ta njohë Kosovën, por nuk guxon të pengojë të tjerët të komunikojnë me Kosovën. Unë kam qenë në Kosovë.
Ata tani kanë nevojë për t'u zhvilluar. Dhe, bashkësia ndërkombëtare e sidomos Evropa duhet të mbajnë llogari që në Kosovë të aktivizohen të gjitha potenciale e tyre ekonomike dhe para së gjithash potencialet njerëzore. Kur në Kosovë të mund të jetohet mirë, atëherë më kollaj do të zgjidhen edhe këto çështje statusore”.
Mesiq në vazhdim tha se “konsideroj se vizita ime në Prishtinë nuk i përkeqësoi marrëdhëniet tona, sepse Boris Tadiq, president i Republikës së Serbisë e vizitoi Republika Serpskën, vizitoi Banja Lukën, pra vizitoi një entitet që u krijua nga spastrimi etnik dhe ne vetëm e konstatuam këtë. Nuk e di pse Beogradi krijon problem nga vizita ime në Prishtinë. Po ashtu, nuk e di pse Beogradi krijon çështje edhe nga fakti se disa shtete të tjera e njohin Kosovën ose vendosin marrëdhënie diplomatike. Pse nuk i ndërpresin marrëdhëniet me Uashingtonin nëse u pengon aq shumë që dikush e njeh Kosovën”.
Duke u përgjigjur në pyetjen e BBC se kur do të evropeizohet Ballkani, Stipe Mesiq tha se “ne me Slloveninë e kemi zgjidhur çështjen e kufirit, sepse nënshkruam një marrëveshje arbitrazhi dhe kur arbitrazhi të përfundojë punën, ne, të dyja palët, do ta pranojmë atë. Dua të them se më me Slloveninë nuk kemi asnjë çështje të hapur serioze. Sa i përket Bosnjë e Hercegovinës, bashkësia ndërkombëtare duhet të mundohet ose që përfaqësuesit e tre popujve ta zgjidhin funksionimin e brendshëm dhe strukturën e Bosnjë e Hercegovinës ose do të duhet të shkojnë në një Marrëveshje të re të Dejtonit. Ndërkaq, sa i përket Serbisë dhe Kosovës, Kosova u mundua që me Serbinë të zgjidhë përmes negociatave çështjen e satusit të saj.
Sepse, Kosova ishte element konstitutiv i federatës jugosllave. Kjo federatë më nuk ekziston, por Kosova ishte e lidhur edhe me Serbinë dhe prandaj duhej zgjidhur statusi.
Serbia ofroi më shumë se autonomi e më pak se pavarësi, ama nuk tha nëse është kjo federatë apo konfederatë, çfarë nënkuptonte kjo për nga përmbajtja. Dhe, meqenëse negociatat në Rambuje nuk patën sukses, Kosova shpalli pavarësinë. Serbia nuk është e thënë të njohë Kosovën, ashtu sikur Gjermania Perendimore nuk e njohu Gjermaninë Lindore, por duhet të lejojë që të tjerët të funksionojnë me Kosovën. Sa i përket Greqisë dhe Maqedonisë, kjo është një çështje që për palën maqedonase është një çështje thellësisht nacionale, kurse për palën greke është çështje politike. Dhe kjo mund të zgjidhet vetëm përmes negociatave kur për këtë të ketë vullnet politik tek të dyja palët.
Serbia nuk është e thënë të njohë Kosovën, ashtu sikur Gjermania Perendimore nuk e njohu Gjermaninë Lindore, por duhet të lejojë që të tjerët të funksionojnë me Kosovën”.