Banerat
Banerat
Banerat
EDITORIAL koment
Me rastin e largimit të ambasadorit të BE, zotit Helmuth Lohan, do të dëshironim nga institucionet drejtuese të Bashkimit Europian, që ambasadori i ri që do të emërohet në Shqipëri të mos heshtë ndaj shkeljes së të drejtës së pronës private dhe transferimit të paligjshëm të saj sipas interesave klanore të pushtetarëve...
Nga Rrapo H. Danushi
Iluzione të pahumbura të presidentit
Mos duhet të besojmë se një vit krizë politike dhe thuajse paralizë parlamentare qenka rrjedhojë e një keqkuptimi nga ana e klasës politike dhe se me t’u kuptuar gabimi, gjendja do të ndryshojë? Është kjo pyetja retorike që mund të formulosh pasi je njohur me deklaratën ku Bamir Topi, Presidenti i Republikës, shprehu...
Nga Andrea Stefani

Nacionale

Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu tha për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare...
Banerat
English Croatian Czech Dutch French German Greek Polish Serbian Slovak Slovenian Albanian Hungarian Turkish
Banerat

Banerat

Banerat
Ekspertët: Në Kosovë duhet të ketë burgim të përjetshëm
Nacionale
E henë, 08 Shkurt 2010 09:43
(INFOSOT) - Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, gjyqtarë, prokurorë dhe profesorë në lëmin e drejtësisë, kanë propozuar futjen e dënimit me burgim të përjetshëm në Kodin Penal të Kosovës.

Nëse një propozim i tillë miratohet nga grupi punues i ndryshimit të Kodit Penal, atëherë kryerja e një vrasjeje të shkallës së parë, do të mund të gjykohet me burgim të përjetshëm.

Profesori i së drejtës penale në Universitetin e Prishtinës, Ismet Saliu, thotë se reformimi i Kodit Penal është i nevojshëm, në veçanti kur bëhet fjalë për krimet e rënda.

Salihu konsideron se burgimi afatgjatë, nuk është dënim i duhur për rastet e veprave penale të rënda.

“Edhe ne, gjatë zbatimit të Kodit Penal që tash e pesë vite ka hyrë në fuqi, kemi vërejtur që burgimi afatgjatë nuk është dënim adekuat për rastet e veprave penale jashtëzakonisht të rënda”.

“Kështu që, gjatë punës në përgatitjen e plotësimeve dhe ndryshimeve të Kodit Penal, që kanë filluar në pranverën e vitit të kaluar, edhe unë, si profesor i së drejtës penale, kam marrë pjesë, faktikisht, është punuar katër muaj në këto ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal”.

“Sidomos, në këshillin e fundit, ku merrnin pjesë gjykatës, prokurorë, avokatë, shkencëtarë të së drejtës penale, por edhe ekspertë ndërkombëtarë nga Zyra Ligjore e Ambasadës Amerikane dhe EULEX-it, ka dominuar mendimi që edhe në Kodin Penal të parashihet burgimi i përjetshëm”, thotë Salihu.

Profesori i së drejtës penale, Salihu, përmend arsyet pse duhet të ekzistojë një dënim i tillë.

“Ekziston një kategori e personave që kanë prirje skajshmërisht për amoralitet e negativitet, të cilët nuk druajnë që të vrasin dy tre-veta, për shkaqe të interesave të tyre”.

“Posaçërisht, ky dënim do të ketë ndikim edhe frikësues; t’ua bëjë me dije kriminelëve të mëdhenj, shumë të paskrupullt, që nëse kryejnë vepra, siç janë vrasjet e rënda, ekziston mundësia që të shqiptohet burgimi i përjetshëm”, deklaron Salihu.

Mirëpo, kryetari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Anton Nokaj, konsideron se dënimi me vdekje dhe dënimi i përjetshëm nuk janë humane.

Sipas tij, dënimet e përjetshme nuk duhet të aplikohen në Kosovë.

“Dënimet kapitale deri në 40 vjet, që tani i shqiptojmë, do të kishin arsyen e vet, sepse, nëse merret në aspektin sociologjik dhe psikologjik, si edhe gjitha format e tjera, njeriu nëse nuk risocializohet për 30-40 vjet, ai më nuk vlen dhe është e kotë, është një barrë e shoqërisë pse mbetet në burg të përjetshëm”, shpjegon Nokaj.

Nokaj thotë se në Kosovë, nuk ka ndodhur asnjëherë që të ketë vrasje të rënda, të cilat, sipas tij, do të ishte dashur të dënoheshin me dënime të përjetshme.

“Më mirë është që të kemi një preventivë që të rregullohen problemet shoqërore dhe me një standard mesatar ekonomik, njerëzit do të jenë me të butë, më të ndërgjegjshëm, më të arsyeshëm dhe nuk do të shkojnë kah krimet e rënda”.

“Ne nuk kemi ndonjë rast tepër ekstrem vrasjeje, për shembull, siç kanë ndodhur në rajon vrasje të pesëfishta”, thekson Nokaj.

Sipas Nenit 35 të Kodit Penal të Kosovës, dënimi me burg afatgjatë për vepra më të rënda penale të kryera me dashje, ose në rrethana veçanërisht rënduese, dënohen prej 21 deri në 40 vjet burgim.

Sido që të jetë, Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Amerikane, para pak kohësh kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për çështjen e reformimit të Kodit Penal dhe të procedurës penale./rfe/
feed0 Koment

Shkruaj Koment
 
  Zvogelo | Zmadho

Rregualla e komentit
Lexues të dashur, dergoni mendimin tuaj rreth çfarëdo artikulli që publikohet në infosot.com, ose dërgoni opinionin tuaj rreth çfarëdo problemi që ju preokupon, por ju lusim që në shkrimet tuaja të mos ketë ofendime, qoftë racore, gjuhësore, fetare, apo kulturore. Komentet anonime nuk publikohen.
Redaksia e INFOSOT do t'i publikojë vetëm ato komente që i përmbahen etikës.
 

busy