Banerat
Banerat
Banerat
EDITORIAL koment
Me rastin e largimit të ambasadorit të BE, zotit Helmuth Lohan, do të dëshironim nga institucionet drejtuese të Bashkimit Europian, që ambasadori i ri që do të emërohet në Shqipëri të mos heshtë ndaj shkeljes së të drejtës së pronës private dhe transferimit të paligjshëm të saj sipas interesave klanore të pushtetarëve...
Nga Rrapo H. Danushi
Iluzione të pahumbura të presidentit
Mos duhet të besojmë se një vit krizë politike dhe thuajse paralizë parlamentare qenka rrjedhojë e një keqkuptimi nga ana e klasës politike dhe se me t’u kuptuar gabimi, gjendja do të ndryshojë? Është kjo pyetja retorike që mund të formulosh pasi je njohur me deklaratën ku Bamir Topi, Presidenti i Republikës, shprehu...
Nga Andrea Stefani

Nacionale

Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu tha për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare...
Banerat
English Croatian Czech Dutch French German Greek Polish Serbian Slovak Slovenian Albanian Hungarian Turkish
Banerat

Banerat

Banerat
Të moshuarve u nevojitet më pak gjum
Lifestyle
E premte, 05 Shkurt 2010 15:20
(INFOSOT) - Sa më të moshuar që jeni, aq më pak gjumë ju nevojitet. Pra, këtu jeni në përparësi ndaj brezave  më të rinj se ju, të cilët më me vështirësi do ta përballojnë mungesën e pushimit të ditës. Tetë orë gjumë është një recetë për një jetë të shëndetshme, dukjes më të re dhe disponim më të mirë, gjë që nuk është gjithmonë reale.

Me kalimin e viteve, edhe organizmi i njeriut pëson një mplakje, prandaj atëherë i duhet më pak gjumë. Kohën të cilën e kalojmë duke fjetur na e zvogëlon edhe jetën në masë të madhe. Një hulumtim i kryer në Shtetet e Bashkuara tregon se të moshuarit mes  66 dhe 83 vjeç flenë 20 minuta më pak se ata mes 40 dhe 55 vjeç.

Por, ata gjithmonë duke iu referuar këtij hulumtimi duhet të flenë 23 minuta më pak se ata mes 20 dhe 30 vjeç. Leonardo da Vinçi ka fjetur vetëm një orë e gjysmë në ditë dhe nëse e pjesëtojmë  kjo i bie se ai kishte fjetur çdo katër orë nga 15 minuta. Personat e moshuar gjithashtu zgjohen gjatë natës, dhe shumicën e kohës e kalojnë të zgjuar pas fazës së gjumit të parë. Faza ku më së shumti shkurtohen vitet është faza kur jeni në gjumë të thellë, ku vetëdija  plotësisht zhduket.

Edhe pse personat e moshuar flenë më shkurt dhe u mungon ajo faza e gjumit ku njeriu më së shumti pushon, nuk tregojnë edhe aq interesim për gjumin e pasdites, për ta rikthyer energjinë. Një hulumtim i kryer në Angli kishte përfshirë 110 persona të shëndoshë, të cilët nuk kishin probleme me gjumë, prej tyre 44 ishin të rinj, 35 ishin të moshës së mesme, ndërsa 31 veta ishin të moshës së vjetër. Për një natë ata kishin fjetur në mënyrë normale, ndërsa në dy netët e ardhshme gjumi u ishte ndërprerë, pastaj kishte pasuar edhe një natë për ta zëvendësuar atë ndërprerje.

Me rastin e natës së parë, më së gjati kishin fjetur të rinjtë 433 minuta, ata të moshës së mesme kishin fjetur 410 minuta, ndërsa të moshuarit kishin fjetur më së paku 390 minuta. Pas kësaj, të gjithë pjesëmarrësit ishin lutur që  gjatë pasdites të rehatohen në shtrat dhe të provojnë të flenë.

Personave më të rinj iu deshën vetëm 8.7 minuta për t’u zhytur në gjumë, pjesëmarrësve të moshës së mesme iu deshën 12 minuta, ndërsa personave të moshuar iu deshën 14 minuta për të fjetur. Nevoja për gjumë zvogëlohet me kalimin viteve, pra njerëzve u duhet sasi e ndryshme e gjumit. Lideri i madh Napoleoni kishte fjetur vetëm 4 deri 5 orë në ditë, përderisa Gëte ishte një gjumash i madh dhe flinte derë në 12 orë në ditë.
feed0 Koment

Shkruaj Koment
 
  Zvogelo | Zmadho

Rregualla e komentit
Lexues të dashur, dergoni mendimin tuaj rreth çfarëdo artikulli që publikohet në infosot.com, ose dërgoni opinionin tuaj rreth çfarëdo problemi që ju preokupon, por ju lusim që në shkrimet tuaja të mos ketë ofendime, qoftë racore, gjuhësore, fetare, apo kulturore. Komentet anonime nuk publikohen.
Redaksia e INFOSOT do t'i publikojë vetëm ato komente që i përmbahen etikës.
 

busy