Banerat
Banerat
EDITORIAL koment
Me rastin e largimit të ambasadorit të BE, zotit Helmuth Lohan, do të dëshironim nga institucionet drejtuese të Bashkimit Europian, që ambasadori i ri që do të emërohet në Shqipëri të mos heshtë ndaj shkeljes së të drejtës së pronës private dhe transferimit të paligjshëm të saj sipas interesave klanore të pushtetarëve...
Nga Rrapo H. Danushi
Iluzione të pahumbura të presidentit
Mos duhet të besojmë se një vit krizë politike dhe thuajse paralizë parlamentare qenka rrjedhojë e një keqkuptimi nga ana e klasës politike dhe se me t’u kuptuar gabimi, gjendja do të ndryshojë? Është kjo pyetja retorike që mund të formulosh pasi je njohur me deklaratën ku Bamir Topi, Presidenti i Republikës, shprehu...
Nga Andrea Stefani

Nacionale

Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu tha për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare...
Banerat
English Croatian Czech Dutch French German Greek Polish Serbian Slovak Slovenian Albanian Hungarian Turkish
Banerat

Banerat

Banerat
Padi ndaj 4 parlamentarëve rreth shpenzimeve
Bota & Rajoni
E premte, 05 Shkurt 2010 14:57
(INFOSOT) - Katër deputetë të parlamentit britanik do të përballen me aktpadi kriminale rreth keqpërdorimit të shpenzimeve.

Drejtori i prokurorisë publike bëri publik emrat e tyre.

Ata janë një anëtar i partisë Konservatore në opozitë, në Dhomën e Lordëve, Lordi Hanningfield, dhe tre deputetë nga partia Laburiste në pushtet, Elliot Morley, David Chaytor and Jim Devine.

Të gjithë ndodhen përballë akuzave të shumëfishta sipas Ligjit për vjedhje por të gjithë i kanë mohuar menjëherë akuzat.

Në deklaratat e tyre, tre deputetët thanë se ishte çështje për komisionin parlamentar që të impononte zbatimin e rregullave rreth rimbursimit të shpenzimeve dhe se do t'a mbrojnë fuqimisht ppzicionin e tyre.

Akuzat rreth keqpërdorimit të sistemit të rimbursimit të shpenzimeve vazhdon të nxisë zemërim të madh në opinion këtu në Britani ku zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen brenda disa muajve./bbc/
feed0 Koment

Shkruaj Koment
 
  Zvogelo | Zmadho

Rregualla e komentit
Lexues të dashur, dergoni mendimin tuaj rreth çfarëdo artikulli që publikohet në infosot.com, ose dërgoni opinionin tuaj rreth çfarëdo problemi që ju preokupon, por ju lusim që në shkrimet tuaja të mos ketë ofendime, qoftë racore, gjuhësore, fetare, apo kulturore. Komentet anonime nuk publikohen.
Redaksia e INFOSOT do t'i publikojë vetëm ato komente që i përmbahen etikës.
 

busy