Banerat
Banerat
EDITORIAL koment
Me rastin e largimit të ambasadorit të BE, zotit Helmuth Lohan, do të dëshironim nga institucionet drejtuese të Bashkimit Europian, që ambasadori i ri që do të emërohet në Shqipëri të mos heshtë ndaj shkeljes së të drejtës së pronës private dhe transferimit të paligjshëm të saj sipas interesave klanore të pushtetarëve...
Nga Rrapo H. Danushi
Iluzione të pahumbura të presidentit
Mos duhet të besojmë se një vit krizë politike dhe thuajse paralizë parlamentare qenka rrjedhojë e një keqkuptimi nga ana e klasës politike dhe se me t’u kuptuar gabimi, gjendja do të ndryshojë? Është kjo pyetja retorike që mund të formulosh pasi je njohur me deklaratën ku Bamir Topi, Presidenti i Republikës, shprehu...
Nga Andrea Stefani

Nacionale

Të bësh thirrje sot, për heqjen e statusit të shtetit të pavarur të Kosovës është thirrje për luftë. Kështu tha për Radio Kosovën Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, duke i cilësuar kërkesat e Serbisë për të fituar përkrahje ndërkombëtare...
Banerat
English Croatian Czech Dutch French German Greek Polish Serbian Slovak Slovenian Albanian Hungarian Turkish
Banerat

Banerat

Banerat
Celularët mund të parandalojnë sëmundjen e Alzheimer
Tech
E premte, 15 Janar 2010 20:50
(INFOSOT) - Një studim i realizuar në SHBA mbi minjtë, vërtetoi se telefonët celularë mund të parandalojnë disa ndikime të sëmundjes Alzheimer.

Një grup shkencëtarësh të kryesisë Gary Arendash në universitetin e Floridës Jugore vërtetoi se një grup minjsh të cilët kishin pasur ndryshime gjenetike në trajtën e sëmundjes së Alzheimerit pasi qëndruan për një kohë të gjatë nën efektin e dallgëve elektro magnetike të telefonit celular treguan të njëjtin sukses me minjtë e shëndoshë nëpërmjet testeve që kontrolluan aftësinë e kujtesës dhe të menduarit.

Studiuesit i mbajtën minjtë për një periudhë shtatë–nëntë mujore çdo ditë nën efektin e dallgëve elektromagnetike të cilat mund t’i marrë një person normal duke folur dy orë në ditë me celular dhe pas kësaj kohe vëzhguan ndalimin e mbledhjes së proteinës beta amiloid e cila është një nga veçoritë e theksuara të sëmundjes Alzheimer.

Pas diskutimeve të zhvilluara rreth temës së ndikimit të celularëve në kancerin e trurit, përftuesi i rezultateve mahnitëse, drejtuesi i ekipit të studimit, Arendash, theksoi se për të arritur rezultate më të shpejta, për t’i praktikuar dhe për të vendosur eksperimentimin apo jo tek njerëzit, janë duke zhvilluar eksperimente më të hollësishme.

Një nga pjesëtarët e ekipit të studimit Chuanhai Cao pohoi se studimi është një argument ose provë e cila tregon se përdorimi i tepërt i celularëve nuk dëmton trurin.

Studiuesit theksojnë se rreth sëmundjes se Alzheimerit e cila nuk ka një mënyrë kurimi të përcaktuar, shumë metoda të cilat kanë pasur ndikim tek minjtë nuk japin të njëjtat rezultate tek njerëzit./ipko/
feed0 Koment

Shkruaj Koment
 
  Zvogelo | Zmadho

Rregualla e komentit
Lexues të dashur, dergoni mendimin tuaj rreth çfarëdo artikulli që publikohet në infosot.com, ose dërgoni opinionin tuaj rreth çfarëdo problemi që ju preokupon, por ju lusim që në shkrimet tuaja të mos ketë ofendime, qoftë racore, gjuhësore, fetare, apo kulturore. Komentet anonime nuk publikohen.
Redaksia e INFOSOT do t'i publikojë vetëm ato komente që i përmbahen etikës.
 

busy