“Independent”, Qeverinë e Kosovës e quan regjim

E publikuar: 20/02/2016 23:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta britanike “Independent”, ka përshkruar zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës dhe hedhjen e gazit lotsjellës si mjet për të kundërshtuar Qeverinë, që kjo gazetë e quan regjim. Kjo është hera e parë që nje gazetë ndërkombëtare Qeverinë e Kosovës e quan regjim.

Zyrtarët policorë hyrën brenda sallës dhe nxorën jashtë deputetët, pasi u ndërpre puna e Kuvendit si pasojë e shpërndarjes së gazit. Disa kanistra u shpërthyen në Kuvend, si pjesë e protestës së opozitës kundër korrupsionit, papunësisë dhe marrëveshjeve diplomatike me Serbinë dhe Malin e Zi, raporton “Independent”, transmeton KP.

Nuk është kjo hera e parë që opozita përdor lotsjellësin, shkruan tutje britanikja. Papunësia mbetet e lartë në Kosovë. Shteti, po ashtu, ka provuar t’i bashkohet OKB-së vazhdimisht, mirëpo është bllokuar nga Rusia në mënyrë të përsëritur.

Vendi ka bërë përpjekje të mëdha për të arritur unitet kombëtar dhe stabilitet, si pasojë e konflikteve etnike dhe ndasive fetare.