Indeksimi mobil bëhet standard në Google Search

E publikuar: 30/05/2019 03:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fund të 2018-ës Google tha se indeksimi me në fokus platformat mobile, që do të thotë përdorimi i versionit mobile të një uebsajti për të indeksuar faqet, po përdorej për mëse gjysmën e uebfaqeve në rezultatet e kërkimit.

Sot Google tha se indeksimi mobil do të bëhet standard për të gjitha domainet duke filluar nga 1 Korriku 2019.

Kjo do të thotë se kur një uebsajt i ri regjistrohet, do të përpunohet nga Googlebot për smartfonët, një përmbajtje me në fokus platformat mobile e cila përdoret për të indeksuar faqet dhe njohur strukturën e saj të të dhënave.

Iniciativa “mobile-first” është lançuar për herë të parë në 2016-ën. Në 2017-ën Google për herë të parë filloi ta lançonte për disa sajte por nuk i specifikoi. Në Mars të vitit të kaluar lançimi u bë në një shkallë të gjerë dhe nga fundi i vitit gjysma e uebit ishte indeksuar nga Googlebot.

Google thotë se ky indeksim do të ndihmojë ata përdorues që më së shumti kërkojnë në internet nga platformat mobile. Që nga 2015-ta, shumica e përdoruesve të Google nisnin kërkimet nga pajisjet mobile.

Indeksimi mobile nuk është mënyra e vetme sesi Google ka filluar të fokusohet tek platformat mobile. Pak vite më parë filloi të ngjiste lart në rezultat e kërkimit uebsajtet “mobile-friendly.” /PCWorld Albanian