Incident me armë zjarri në bazën kryesore ushtarake në Maqedoninë e Veriut

E publikuar: 11/04/2019 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në bazën kryesore ushtarake të Maqedonisë së Veriut.

Siç raportohet, ushtarët e Maqedonisë së Veriut kanë plagosur një person të panjohur i cili tentoi të hyjë në bazën ushtarake.

Plagosja e tij sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, ndodhi në mënyrë që atë ta mbajnë jashtë gardhit që rrethon zonën ushtarake, njofton Klan Kosova.

Në raportin e Ministrisë, nuk është bërë i ditur identiteti i tij dhe as motivet e këtij incidenti.

Por një zëdhënës i ushtrisë maqedonase, kolonel Toni Janevski, tha për agjencinë The Associated Press se zyrtarët e policisë dhe gjyqësorit po e hetojnë incidentin.