Incident gjatë konferencës së Vuçiqit në Mitrovicë (Video)

E publikuar: 20/01/2018 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Gjatë konferencës që presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka mbajtur pas takimit me liderët e serbëve në Kosovë, ka ndodhur një incident i papritur.

Disa serbë e kanë ndërprerë atë teksa fliste, duke i kërkuar që të bëjë atë që është në fuqinë e tij për t’i mbrojtur nga mafia, që siç kanë thënë ata kontrollon atë pjesë, njofton Klan Kosova.

Presidenti serb ka ardhur për vizitë dy ditore në Kosovë pas vrasjes së politikanit serb që vepronte në Kosovë, Oliver Ivanovic.

Shumë njerëz, përfshirë edhe politikanë serbë, kanë thënë që vrasjen mund ta kenë kryer pikërisht eksponentë të mafisë serbe që operojnë në veri të Kosovës.