Imzot Dodë Gjergji i shkruan letër solidariteti kryetarit të BISh pas sulmit në Tiranë

E publikuar: 19/04/2021 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i ka dërguar letër kryetarit të BISH, z. Shehut, lidhur me sulmin e ndodhur sot në Xhaminë e Tiranës, duke thënë se me hidhërim e pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për ngjarjen e shëmtuar që sot ka ndodhur në Xhaminë e rrugës së Kavajës, në kryeqytetin e Shqipërisë, ku pesë besimtarë mbetën të plagosur”.

“Jam i bindur që personi i cili e ka shkaktuar këtë tragjedi, do të merr përgjigjen e merituar para organeve të drejtësisë në Shqipëri, por edhe personalisht dëshiroj të gjykoj këtë akt të papranueshëm për gjithë ne shqiptarët, pa marrë parasysh cilit besim i takojmë.

Aktet e tilla dhune dhe kërcënimi të jetëve të njerëzve nuk duhet të ndodhin në asnjë realitet të shoqërisë sonë, e aq më pak në vendet e kultit dhe në muajin e Ramazanit”, shkruan në letrën e Gjergjit.Ai po ashtu shtoi se me gjithë besimtarët katolikë në Kosovë, e lut Zotin për shërimin sa më të shpejt të të plagosurve dhe i uroi agjërim të lehtë gjatë këtij muaji të Ramazanit.