Importuesit e mishit telashe me zbatimin e MSA-së

E publikuar: 17/04/2016 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bizneset të cilat importojnë mallra nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, janë duke u ballafaquar me disa problem procedural me Doganën e Kosovës, gjatë importit të mallrave të tyre. Këto shqetësime vijën dy javë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA). Produktet e mishit që importohen nga vendet e Bashkimit Evropian, me marrëveshje duhet të lirohen për 1 përqind.

Para se të nënshkruhej marrëveshja, taksa për importin e produkteve të mishit me origjinë nga vendet e BE-së, ka qenë 10 përqind, ndërsa tani ajo duhet të tariforet me 9 përqind.
Një nga importuesit më të mëdhenj të mishit në Kosovës, i cili nuk ka dashur të identifikohet, ka thënë se doganat në këtë fillim të zbatimit po e aplikojnë tarifën prej 10 përqind. Ai thotë se dogana në këtë rast nuk po e merr për bazë certifikatën e origjinës së mallit që njihet si Euro1, e cila sipas këtij importuesi tregon origjinën e mallit dhe do të duhej të ketë lirim të produktit në 9 përqind.

“Dogana e Kosovës duhet të ketë parasysh dhe mos të merr euro 1, si pretekst për me u paguar taksat të cilat shteti jonë vullnetarisht i ka hequr. Në qoftë se kemi qenë të gatshëm të nënshkruajmë marrëdhënie, atëherë edhe ato duhet ta zbatojnë. Më shumë do të duhej dogana të përqendrohet në zotimin e marrëveshjes se sa në gabimet e vogla në dokumentacion në bazë të cilave më pastaj duke heqë taksën për të cilën ka nënshkruar një marrëveshje me Komisionin Evropian. Këto janë disa lëshime, ku shpesh importuesit e Kosovës po ballafaqohen, kohëve të fundit”, tha ky importues.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka hedhur poshtë këtë fakt duke thënë se deri tani gjithçka ka shkuar sipas marrëveshjes dhe se deri tani nuk kanë pasur ankesa nga importuesit e mishit.