Imponimi për t’i parë sukseset e padukshme, ish-kryeministri Haradinaj nis fushatën në Facebook

E publikuar: 03/08/2019 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë bërë tashmë dy javë që prej se Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeminstrit.

Megjithë vendimin e parevokueshëm, Haradinaj po vazhdon të dalë në zyren e tij, e të mbajë aktivitete si kryeministër, shkruan lajmi.net.

Madje gjatë ditës së djeshme, Haradinaj mburrej me të arriturat e tij gjatë kohës që ai ishte kryeministër.

Në një postim ai përmendte edhe liberalizimin e vizave, vendim ky që pavarësisht premtimeve të tij, nuk është përmbushur ende.

Por, postimin ku Haradinaj mburret me të arriturat e tij, ish-kryeministri e ka sponzorizuar në Facebook.

Sponzorizimi njihet si një veprim ku shpenzohen para për të mbërritur sa më shumë audiencë tek përdoruesit e rrjeteve sociale.

Megjithëse, Haradinaj e cilëson si shumë të suksesshme qeverisjen e tij, Qeveria të cilën ai e udhëhoqi, përmendet edhe për shumë skandale, përfshirë rritjen e pagave për kabinetin e minsitrave, fryerja e listave të veteranëve e 53 milionëshi i Bechtel Enkas.