Immobile shpëton Lazion

E publikuar: 17/10/2016 00:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me të riun shqiptar Strakosha në stol, Lazios i është nevojitur një penallti e ekzekutuar mjaft mirë nga Immobile përtej kohës shtesë për të barazuar ndeshjen.

Bolonja kaloi në avantazh me anë të Helander që në minutën e 10, i cili përfitoi mjaft mirë nga një goditje dënimi.

Por në fund të kohës shtesë, Marios Oikonomo shkaktoi një faull brenda zone ndaj Wallace, i cili hyri në fushë po në pjesën e dytë në vend të Radu.

Sulmuesi Ciro Immobile me një gjuajte perfekte e çoi topin në rrjetë.