Imazhet që tregojnë ndotjen enorme të ambientit me mbeturina, që po shkatërron botën e egër (Foto)

E publikuar: 21/05/2018 02:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpezët po e kanë vështirë të jetojnë pranë lumenjve, shkaku i ndotjes enorme me mbeturina.

Imazhi shqetësues i një mjellme, që e ka të vështirë të lëvizë bashke më shtatë zogj, ishte i pari që tregoi për gjendjen në të cilin ndodhen një prej lumenjve në Lincolnshire të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Një tjetër është parë teksa qëndronte në çerdhe, të rrethuar me plehra ku kishte edhe një karrocë super-marketi.

Këto kanë bërë që shumë vullnetarë, të dalin për të pastruar ambientet, ndërsa organizatat që merren me mbrojtjen e gjallesave të egra, kërkuan të bëhet më shumë në këtë drejtim.

“Janë gjallesa të zgjuara, që do ta kuptojnë se nuk jetohet këtu dhe do të shtegtojnë pa kthim prapa” ka qenë një prej komenteve të shumta.

Megjithëse janë pastruar këto pjesë, mbeturinat vazhdojnë të mbesin, zakonisht pas ditëve të fundjavës kur njerëzit shkojnë të pushojnë dhe hedhin plehra pa kontroll. /Telegrafi/