Imazhet mahnitëse të realizuara nga mjeshtrit e fotografimit me dron (Foto)

E publikuar: 05/10/2018 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në projektin ‘Masters of Drone Photography’ janë përmbledhur 16 fotografi mahnitëse, të realizuara prej lartësisë.

Ato janë realizuar nëpër zona të ndryshme që ofrojnë peizazhe përrallore – prej fushave me borë, xhunglave, e deri te fshatrat bregdetare, transmeton Telegrafi.

Dronët kanë zënë skena të ndryshme, si ariun polar nëpër akullnaja, balena teksa nxjerrë vrushkuj uji dhe krijon ylber, apo edhe basketbollistë që luajnë në fushë.

Për realizimin e disa prej fotografive që mund të shihni më poshtë, është pritur deri në disa muaj derisa e kanë ngritur dronin, në mënyrë që të kapet fotografia e duhur.

Më poshtë mund të shihni këto imazhe që i përkasin librit, që konsiderohet se i përmbledhë punimet e mjeshtërve të fotografimit me dron. /Telegrafi/