Imazhe të shkrepura në Australi, që askund tjetër nuk mund t’i shihni (Foto)

E publikuar: 27/01/2018 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Australia është një nga vendet më mbresëlënëse, por lirisht mund të thuhet se është njëra nga pjesët më të frikshme të planetit.

Është shtëpia e kafshëve të ndryshme, që mund t’i shihni edhe derisa shëtisni rrugëve të qyteteve, transmeton Telegrafi.

Në Australi gjithashtu ka bimë të ndryshme ekzotike, që nuk mund t’i shihni në asnjë pjesë tjetër të botës.

Klima e ashpër, llojet e ndryshme të kafshëve janë disa nga gjërat që e bëjnë këtë vend të përkryer por edhe të frikshëm.

Megjithatë, kjo bukuri në shumë raste mund të jetë edhe e rrezikshme për jetën e njeriut.

Kangurët që shëtisin në terrene sportive, krokodilët që mundohen t’i sulmojnë helikopterët, merimangat që ushqehen me zogj, janë vetëm disa nga pamjet e rralla që mund t’i shihni vetëm në këtë vend.

Fotogaleria e publikuar më poshtë tregon më së miri jetën që zhvillohet dhe bukuritë natyrore që i ka ky vend. /Telegrafi/