Imazhe të reja të Galaxy S9 konfirmojnë dokun DeX dhe kufjet 3.5 mm

E publikuar: 09/02/2018 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Galaxy S9, telefoni më i shumëpritur pas iPhone të 2018-ës, është shfaqur ditën e sotme në disa imazhe të reja me dokun e ri DeX.

Fotot u publikuan nga insajderi i njohur Evan Blass. Siç mund të shikoni edhe nga imazhet ai ka një konektor USB-C ku vendosni telefonin si dhe dy porta USB e një HDMI.

Një tjetër detaj që bie në sy është porta e kufjeve 3.5 mm.

Samsung DeX vinte me premtimin e transformimit të Galaxy S8-ës në një kompjuter desktop nëse keni në dispozicion një maus, një ekran dhe një tastierë.

Me shumë gjasa doku i ri do të eliminojë përdorimin e mausit dhe tastierës. Më shumë rreth telefonit dhe DeX do të mësojmë në aktivitetin Unpacked që do të mbahet në Kongresin Mobil Botëror që do të mbahet më 25 shkurt.

Javën e kaluar gjithashtu u publikuan foto të Galaxy S9 nga vetë Evan Blass. /PCWorld Albanian