Imazhe qesharake të shkrepura në aeroporte (Foto)

E publikuar: 11/12/2017 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Miliona njerëz udhëtojnë çdo ditë me aeroplanë në vende të ndryshme në botë, dhe duke marrë parasysh numrin e madh të pasagjerëve, natyrisht se ndodhin edhe momente komike të cilat në shumicën e rasteve filmohen për t’i dokumentuar.

Megjithatë, pasagjerë nga e mbarë bota kanë publikuar imazhe interesante, me të cilat kanë arritur të shpjegojnë situata të pazakonta që ndodhin në aeroporte,l e në veçanti në prag te festave të fundvitit, kur edhe rritet numri i pasagjerëve, transmeton Telegrafi.

Disa prej tyre duken aq të pabesueshme, sa që të gjithë ata që i kanë parë kanë marrë mundimin për t’i shikuar për herë të dytë për t’u bindur që janë të vërteta.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotogalerinë e publikuar më poshtë, ku sigurisht se nuk do të mund të duroni pa qeshur me disa imazhe. /Telegrafi/