Imazhe që dëshmojnë se ka ende njerëz të mirë (Foto)

E publikuar: 26/01/2018 20:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse ndodhin shumë vrasje dhe sulme të armatosura për motive të ndryshme, jo gjithçka është zi në botë ashtu siç mendojmë ne.

Fotogaleria e publikuar më poshtë shfaq imazhe interesante, që dëshmojnë se bota ka ende njerëz të mirë me zemër të madhe që ndihmojnë personat e tjerë në nevojë, transmeton Telegrafi.

Në një foto shihet se si një kalimtar rasti ka vënë një ombrellë në kulmin e hapur të një veture të parkuar, pronarin e të cilit nuk e njihte.

Ai këtë e kishte bërë në një ditë që ishte e vranët, dhe frikësohej se mund t’i dëmtohet nëse i futet shiu brenda.

Një tjetër foto ka prekur njerëzit nga e mbarë bota, ku për shkak temperaturave të ulëta në Turqi, pronari i një butiku ka pranuar ta fus brenda një qen që nuk mund të lëvizte e merrte frymë nga i ftohti. /Telegrafi/