Imami i cili i hap dyert e xhamisë për macet gjatë dimrit

E publikuar: 06/01/2017 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është një nga imamët më të hatashëm në botë. Sa herë që vie sezoni i dimrit ai është top lajm. Bëhet fjalë për imamin e Xhamisë Aziz Mahmud Hüdayi në Stamboll, i cili ka një veçori.

Ai ka një dashuri të veçantë për macet. Imami Mustafa Efe, gjatë kohëve të ftohta ai hap dyert e xhamisë për të strehuar macet, që ata të ngrohen në ambientet e xhamisë. Ai së bashku me xhematin e asaj xhamie janë mësuar me macet dhe ata janë bërë pjesë e pandashme e xhamisë.

Ai shpeshherë përmes fotografive ka treguar macet që vijnë në xhami. Ai ka thënë se macet janë të mirëseardhura në xhaminë tonë në çdo kohë, e sidomos në dimër./KohaIslame