Ilustrimi fshehë shtatë bufallo, gjetja e tyre brenda 30 sekondave nuk po del të jetë e lehtë (Foto)

E publikuar: 18/09/2018 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është shpërndarë në internet një ilustrim që tregon panoramën e pjesës kryesore të Londrës, ndërsa përbrenda të fshehur edhe shtatë bufallo.

Krijuesi pretendon se ato mund të gjenden brenda 30 sekondave, ndërsa kërkon që të bëhet përpjekje edhe më të mëdha, për t’i gjetur më shpejtë, transmeton Telegrafi.

Por, jo të gjithë po mendojnë njëjtë, sepse sfida nuk po del të jetë aq e lëhtë, aq më pak për ata që nuk shohin mirë.

“Mendoja se e kam shikimin si të shqiponjës, por jo. Vetëm dy po i shoh”, ka qenë një prej komenteve të shumta.

Enigmat e fshehura

Zbulimin e tyre e bën edhe më të vështirë, kati që janë paraqitur pjesërisht, nëpër objekte të ndryshme si Big Ben apo Tower Bridge. /Telegrafi/