Ilir Mirena: Ju e urreni Amerikën!

E publikuar: 20/02/2016 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ilir Mirena, ka komentuar deklaratat mbrojtëse të qeveritarëve të Kosovës, kundrejt abasadorit amerikan Greg Delawie.

Ai ka thënë se ata vetë e urrejnë Amerikën dhe po të kishin mundësi, edhe atë do ta bënin ashtu si e kanë bërë Kosovën.

Analisti politik Mirena e ka quajtur marrëzi mbledhjen e nënshkrimeve për dorëheqjen e Delawie-s.

Më poshtë, e gjeni të plotë shënimin e tij në facebook:

Bosat e Qeverise ia paskan nis me e ba avokatin e SHBA’s. Shihe ti, këta me tregu dhe me fol për vlerat e Amerikës!
Ju, bosa, në fakt asgjë nuk doni prej vlerave të saj. Ju, thellë-thellë e urreni atë.

Ju e urreni Ameriken e individit te lirë, Amerikën e barazisë, progresit, ndryshimit, punës, konkurrencës së lirë, Amerikën e angazhimit, vullnetarizmit, shkencës, teknologjisë, inovacionit, Hollyëood’it, rokut, Jefferson’it, Lincoln’it, Luther King’ut, Obamas e Sanders’it…

Ky lloj Amerike është armiku i juaj.
Ju e urreni Amerikën pikërisht për ato vlera me të cilat ajo e fascinon pjesën tjetër të planetit.

Tinzisht, ju vetëm një lloj të Amerikës e doni – atë të Al Capones.
T’kishit mundësi, ju do ta bënit Amerikën ashtu siç e keni bërë Kosovën.
P.S: Personalisht mendoj që është marrëzi të nënshkruhen peticione për dorëheqje të ambasadorëve, e po ashtu edhe për Ambasadorin Delawie…