Ilir Meta: Ngushëllime dhe solidaritet vëllazëror për aksidentin tragjik në Shkup

E publikuar: 13/02/2019 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për viktimat që ndërruan jetë pas aksidentit tragjik që ndodhu në autostradën Shkup –Tetovë.

Përmes facebook-ut, Meta u ka uruar shërim të shpejtë edhe pasagjerëve të tjerë të lënduar, njofton Klan Kosova.

”Thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup – Tetovë.
Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj!
Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror!
Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit!”