Ilir Latifi detyrohet të tërhiqet nga ndeshja ndaj Teixeiras shkaku i lëndimit

E publikuar: 06/07/2018 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luftëtari me prejardhje nga Kosova, Ilir Latifi, nuk do të ndeshet me Glover Teixeiran në UFC.

Ilir Latifi ishte paraparë të ndeshet me Teixeiran më datë 22 korrik në kuadër të UFC Hamburg.

Por, fatkeqësisht kjo ndeshjeve mes dy luftëtarëve nuk do të mund të ndodh me këtë datë.

Për shkak dëmtimi, Ilir Latifi është i detyruar të tërhiqet nga ndeshja kundër Teixeira në UFC Hamburg më 22 Korrik.

Tani, momentalisht UFC është duke punuar për të gjetur zëvendësuesin e tij për t’i bërë një kundërshtar Teixeiras.

Është vet Latifi, i cili ka konfirmuar një gjë të tillë, teksa ka kërkuar falje për mos-zhvillimin e këtij meçi.

“Do të kthehem përsëri së shpejti, kërkoj falje për tifozët e mi, UFC dhe Glover Teixeira”, ka shkruar Latifi në Facebook. /Telegrafi/