Ilir Latifi-Corey Anderson, momentet më të mira nga duelet e fundit

E publikuar: 30/12/2018 01:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak orë na ndajnë nga meçi mes Ilir Latifit dhe Corey Anderson në mbrëmjen e UFC 232.

Shqiptari i vetëm në UFC ka pesë fitore në gjashtë duelet e fundit, ndërsa në karrierën e tij si profesionist ka 14 fitore, pesë humbje dhe asnjë barazimit.

Ndërsa në anën tjetër amerikani ka 11 fitore, katër humbje dhe asnjë barazim.

Anderson vs Latifi (Foto: mmajunkie.com)

Latifi renditet i pesti në divizionin e lehtë të peshave të rënda, ndërsa Anderson i dhjeti. Kjo ndeshje mund t’i hap rrugën fituesit drejt titullit.

Fitorja e fundit e Corey ishte ndaj Glover Teixeiras, ndërsa e Ilirit kundër ish-kampionit, Ovince Saint-Preux.

Ty dy sportistët njihen për aftësitë në mundje, por edhe për qëndrueshmërinë e madhe në oktagon.

Por, të dyve nuk i mungon edhe ana sulmuese, në mënyrë që të njiheni më mirë me dyshen në fjalë, më poshtë keni momentet më të mira nga duet e tyre. /Telegrafi/

Ilir Latifi:

Corey Anderson: