Ilir Deda reagon, thotë se është lënë vonë data për shpërbërjen e Kuvendit

E publikuar: 05/08/2019 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Ilir Deda ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për caktimin e 22 gushtit si seancë për shpërbërjen e Kuvendit.

Deda përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kuvendi mund të shpërbëhet edhe nesër.

“Sa më parë të shkojmë në zgjedhje” e thënë prej të gjithëve nuk po përputhet shumë me vendimin për shpërbërje të Kuvendit me 22 gusht. Kuvendi mund të shpërbëhet edhe nesër me 6 gusht, nëse me të vërtetë “sa më parë” duhet të shkojmë në zgjedhje. Hajgare”, ka shkruar deputeti.