Ilicic e pranon se dëshironte t’i bashkohej Romës: Nëse një skuadër e madhe të kërkon, është normale që dëshiron t’i bashkohesh

E publikuar: 11/02/2019 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Josip Ilicic është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Atalantës.

Mesfushori ofensivë ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm duke shënuar shtatë gola dhe duke asistuar në katër të tjerë.

Roma kishte tentuar transferimin e sllovenit gjatë afatit kalimtar të janarit, por që oferta e tyre prej 13 milionë eurove ishte refuzuar nga Atalanta.

Ka qenë vetë 31-vjeçari që e ka pranuar se ka pasur interesim nga Roma dhe se ka dashur t’i bashkohet.

“Roma më kërkoi dhe është normale që nëse të kërkon një klub i madh dëshiron t’i bashkohesh”.

“Atalanta nuk pranoi ofertën dhe unë e respektoj vendimin e klubit”, tha Ilicic.

Tani slloveni mendon vetëm për klubin e tij aktual dhe synon të zë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Jam i fokusuar vetëm te Atalanta tani deh synimi ynë mbetet të zëmë një pozitë që do të na dërgonte në Ligën e Kampionëve”, tha Ilicic. /Telegrafi/