Ilaçi shitet 180 herë më shtrenjtë; CFO Pharma e blen 4.8 lekë, u’a shet pensionistëve 1.300 lekë

17.05.2019 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ilaçi shitet 180 herë më shtrenjtë; CFO Pharma e blen 4.8 lekë, u’a shet pensionistëve 1.300 lekë

Top Channel zbulon një skandal mashtrimi lidhur me çmimet e barnave dhe falsifikimin e pullave të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Bari, Soludamin 100 militërsh, shërben për pacientët që vuajnë nga veshkat dhe trajtohen me hemodializë. Ky medikament i përbërë nga 10 flakonë, importohet në Shqipëri nga kompania CFO Pharma, e drejtuar nga biznesmeni Nadir Çaushollit, dhe deklarohet në doganë me çmimin CIFF, 0.4 euro.

Çmimi CIF përfshin koston e prodhimit dhe të transportit deri tek pika doganore me Shqipërinë. Sipër vendimit numër 53, datë 5.2.2014, importuesi duhet të përllogarisë një marzh fitimi deri në 11 % mbi çmimin CIF.

Pra, ky produkt nuk duhet të shitet në treg, jo më tepër se 74 lekë të reja. Por ky prodhim grek ne tregun shqiptar shitet me nje cmim shume here me te larte ne shkelje te ligjit. Por Top Channel ka siguruar këtë medikament nga një farmaci, me vlerë 180 fish më të lartë.

Sipas faturës së lëshuar nga kompania CFO Pharma, Soludamina mbërrin në farmaci me çmimin 1042 lekë të reja. Skandali thellohet edhe më tej, sepse në pullën e stampuar, ky medikament shitet 1357 lekë, shumë herë më i lartë se norma e fitimit prej 11 % nga çmimi CIF.

Top Channel iu drejtua Agjencisë Kombëtare të Barnave, për ta pyetur lidhur me vlerën e pullës që duhet të ketë Soludamina. Sipas përgjigjes, në tregun farmaceutik Soludamina me 10 flakonë duhet të ketë një pullë tregtimi për pacientët me vlerën 74 lekë të reja. Pra, kompania CFO Pharma ka vendosur një pullë tjetër, me çmim 180 herë më të lartë.

Nëse shikoni me kujdes pullën e Soludaminës, dallohet që nuk ka një numër serie, ndërsa thuhet se është lëshuar nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave. Kjo pullë nuk vendoset më tek medikamentet që prej janarit të 2015, me vendim të Këshillit të Ministrave. Për Qendrën e Kontrollit të Barnave, pulla e këtij ilaçi është false.

Sipas Agjencisë së Barnave, ky medikament është prodhuar nga në janar të vitit 2018, dhe pulla që duhet ishte me numër serie, me mbishkrimin e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe me një vlerë prej 74 lekësh.

Referuar sasisë së medikamentit të që ka CFO Pharma, ky mashtrim i shoqëruar me falsifikim të pullës, godet direkt xhepat e pacientëve kryesisht të moshuar dhe pensionistë, me rreth 126 milionë lekë të vjetra.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ilaçi shitet 180 herë më shtrenjtë; CFO Pharma e blen 4.8 lekë, u’a shet pensionistëve 1.300 lekë

Ilaçi shitet 180 herë më shtrenjtë; CFO Pharma e blen 4.8 lekë, u’a shet pensionistëve 1.300 lekë

Krasniqi-Goodman: Kot mundoheni me foto e mohime, nuk do të dorëzohemi kurrë

Krasniqi-Goodman: Kot mundoheni me foto e mohime, nuk do të dorëzohemi kurrë

Brovina e pranon: Fotografia është e falsifikuar

Brovina e pranon: Fotografia është e falsifikuar

Përfundon intervistimi i Flora Brovinës

Përfundon intervistimi i Flora Brovinës

Lladrovci viziton kompaninë e suskeshme të Bucollëve në Gjermani, i fton të investojnë në Kosov

Lladrovci viziton kompaninë e suskeshme të Bucollëve në Gjermani, i fton të investojnë në Kosov

Media serbe: Prishtina po përdor pornografi të Irakut për të akuzuar serbët për përdhunim

Media serbe: Prishtina po përdor pornografi të Irakut për të akuzuar serbët për përdhunim

Haradinaj nga Jabllanica: Në Kosovë nuk do të ketë “Dodik Republikë”

Haradinaj nga Jabllanica: Në Kosovë nuk do të ketë “Dodik Republikë”

Zyrtari i PDK’së kërkon dorëheqjen: Kemi rënë në provim sot, Brovina ka manipuluar

Zyrtari i PDK’së kërkon dorëheqjen: Kemi rënë në provim sot, Brovina ka manipuluar

Veseli: Nuk kam qenë në dijeni për asgjë, më erdhën papritur fotografia edhe reagimet

Veseli: Nuk kam qenë në dijeni për asgjë, më erdhën papritur fotografia edhe reagimet

Të shtëna me armë afër Menzës së Studentëve, një i plagosur

Të shtëna me armë afër Menzës së Studentëve, një i plagosur

Rama ofendon kosovarët: Taksa është absurde dhe klithmë ndaj Serbisë

Rama ofendon kosovarët: Taksa është absurde dhe klithmë ndaj Serbisë

“Ktheju tokës” në finalen e Eurovision. Kualifikohet Jonida Maliqi

“Ktheju tokës” në finalen e Eurovision. Kualifikohet Jonida Maliqi

Zhaniq: Serbia s’e ka ngritur asnjë aktakuzë ndaj komandantëve që kanë bërë krime në Kosovë

Zhaniq: Serbia s’e ka ngritur asnjë aktakuzë ndaj komandantëve që kanë bërë krime në Kosovë

Vlora Çitaku godet rëndë Flora Brovinën

Vlora Çitaku godet rëndë Flora Brovinën

Sejdiu: Serbisë iu dha armatim i fuqishëm për të diskredituar vuajtjet e Kosovës

Sejdiu: Serbisë iu dha armatim i fuqishëm për të diskredituar vuajtjet e Kosovës

Veseli: Edhe nëse fotot e Brovinës janë gabim, e sigurt është që Serbia ka kryer krime

Veseli: Edhe nëse fotot e Brovinës janë gabim, e sigurt është që Serbia ka kryer krime