Ilaçi që lufton HIV fillon të shpërndahet në Britani

E publikuar: 04/12/2016 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ilaç i cili ulë dukshëm rrezikun e infektimin me virusin HIV, tani do t’u jepet pacientëve nga NHS në Britani, transmeton Klan Kosova.

Ky shërbim shëndetësor kishte humbur një betejë ligjore gjatë verës për përgjegjësinë e pagesës, që sipas tyre do të duhej të binte mbi autoritetet lokale dhe jo NHS.

Tani të paktën 10,000 persona do të kenë qasje në ilaçin “Pep”, përgjatë një testimi klinik për tre vite.

Nga NHS kanë deklaruar që kjo do t’ju ndihmoj që të kuptojnë se si të zgjerojnë këtë tretman.

Ilaçi “Prep” është një tabletë ditore e cila paaftëson virusin HIV para se ai të vendoset rrënjësisht në trup.