Ilaçi “Kali i Trojës” po lufton tumoret nga brenda

E publikuar: 10/02/2019 00:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ilaçi i quajtur “Kali i Trojes” është një ilaç që sulmon qelizat tumoralë nga brenda duke ofruar shpresë për pacientet që kanë pak opsione të mbetura.

Një studim ka zbuluar se tretmani me tisotumab vedotin (Tv), ka dhënë rezultate të mira tek njerëzit në gjashtë tipe të kësaj sëmundje, përfshirë tumoret në qafen e mitrës, fshikëzën urinës, vezore dhe mushkëri.

Kur TV i është thënë këtyre pacientëve-të cilët më nuk i përgjigjeshin terapive standarde-tumoret e tyre u tkurrën ose ndaluan së rrituri.

“Çka është shpresëdhënëse rreth këtij tretmani është se mekanizmi i tij vepron tërësisht ndryshe”, tha autori i këtij studimi profesor Johann de Bono-udhëheqës i divizionit për studime klinike në Institutin për Hulumtime për Kancerin.

“Vepron si një kali i Trojës që vjedhurazi hynë në qeliza kancerogjene dhe i vret ato nga brenda”.

Studimi është një bashkëpunim mes ICR-së dhe Royal Marsden NHS Foundation Trust.

Një në dy persona që jetojnë në Britani dhe kanë lindur pas vitit 1960 janë diagnostifikuar me forma të ndryshme të kancerit gjatë jetës së tyre, tregon një statistikë nga qendra për Hulumtim të Kancerit në Britani.

Për ta testuar efektivitetin e TV, ilaç i është thënë nëpërmes venave çdo tri javë 147 pacientëve me kancer të rikthyer, avancuar apo të shpërndarë, transmeton GazetaExpress.

Pacientët që po vuanin nga kanceri i fshikëzës së urinës, qafës së mirës, endometriumit, ezofagut, mushkërive, vezorëve apo prostatës.

Rezultatet treguan se më shumë se një çereku i pjesëmarrësve (27 për qind) nga ata me kancer  të fshikëzës së urinës kanë përfituar nga ky ilaç, përderisa 26.5 për qind me kancer në qafën e mitrës tumoret u tkurrën ose u ndaluan se rrituri.

Rreth 13 për qind e atyre me kancer të ezofagut apo kancer te qelizave në mushkëri-jo në fazën fillestare-kishte efekt, e nga ky trajtim përfituan edhe shtatë për qind me tumore në endometrial.

Këto kancere kanë vazhduar ti kundërpërgjigjen TV-së në një mesatare të gjatë 5.7 muaj, derisa të disa të tjerë edhe në 9.5 muaj.

Pacientet me kancer të prostatës janë të vetmit që nuk kanë përfituar nga kjo formë.

“Studimet tona të para tregojnë se ilaçi ka potencial për të trajtuar një numër të madh të tipave të ndryshëm të kancerit, madje edhe ata që kanë shanse shumë të vogla mbi-jetimi”, tha profesor de Bono.

“Ne kemi parë përgjigje të mirë në pacient gjatë provës sonë, të gjithë ata të cilët kanë kancer në fazat e fundit dhe janë trajtuar vazhdimisht me barna dhe ata të cilët nuk kishin opsione të tjera”, transmeton GazetaExpress.

TV ka në përbërje elemente toksike e lidhur me antitrupa-një proteine që prodhohet nga sistemi imunitar për të luftuar patogjenët.

Ilaçi është projektuar për të goditur receptorët-që quhet ndryshe faktori i indeve-i cili gjendet në nivele të larta të shumë qelizave kancerogjene.

Kur TV lidhet me indet, ai është në gjendje të hy brenda qelizave kancerogjene.

Edhe pse një “ilaç toksik”, rezultatet e studimit-që janë publikuara në revistën Lancet Oncology-tregon se tretmani pasi të merret nuk shkakton efekte të rënda anësore.

Gjakëderdhje nga hunda është efekti më i madh anësor, që ka ndikuar në 69 për qind të pacientëve.

Kjo mandej përcillet me një lodhje (56 për qind), nauzea (52 për qind) dhe alopecia (44 për qind).

Disa pacientë po ashtu kanë pasur probleme me sy, më 43 për qind që patën konjunktivitet dhe 22 për qind sy të tharë.

Këto probleme me sy ishin reduktuar kur studiuesit rregulluan “protokollin e provës” në gjysmën e studimit.

“TV ka efekte të menaxhueshme të efekteve anësore”, thotë profesori de Bono.

Ilaçi tashmë është testuar edhe në tipa të tjerë të kancerit-përfshirë atë të zorrëve dhe pankreasit-përderisa prova të tjera janë bërë edhe në forma të tjera të kësaj sëmundje në qafën e mitrës.

Biopsitë që janë marrë nga pacientët në fillim të studimit po ashtu janë testuar për të përcaktuar nëse ato kanë gjene të faktorit të indeve që i godet TV.

Kjo do të lejon mjekët që të vlerësojnë nëse një pacient ti përgjigjet tretmanit para kohe.

“Ne kemi bërë përparime të mëdha kundër kancerit të avancuar në dekadat e fundit, por shumë tipe të tumoreve mbeten ende të vështira për t’u trajtuar posa kanceri fillon të shpërndahet”, ka shtuar profesori Paul Workman, shef ekzekutiv në ICR.

“Ne vazhdojmë të bëjmë kërkime për forma të ndryshme inovative sikurse kjo që sulmon kancerin në një mënyrë të re, madje mbetet shumë efektive kundër tumoreve që bëhen rezistent kundër terapive standarde”. /GazetaExpress/